Dokumenta dhe FOTO/Lasgush Poradeci: Vras veten e nuk shkruaj për diktatorin!

1 / 26
2 / 26
3 / 26
4 / 26
5 / 26
6 / 26
7 / 26
8 / 26
9 / 26
10 / 26
11 / 26
12 / 26
13 / 26
14 / 26
15 / 26
16 / 26
17 / 26
18 / 26
19 / 26
20 / 26
21 / 26
22 / 26
23 / 26
24 / 26
25 / 26
26 / 26
2 Maj 2018, 09:46

Gjatë gjithë viteve të regjimit komunist, Lasgush Poradeci përmendej në libra si poet i viteve ’30-të. Mes tij dhe regjimit ekzistonte një marrdhënie e çuditshme  që prodhonte në jetën e poetit, persekutim deri në  sfilitje. Në dukje ai ishte lënë në harresë, një i vdekur për së gjalli, duke i përmendur vetëm veprën e viteve të paraluftës. Pas luftës,  në vitet 1944- 1947, vitet e zhdukjes në masë të gjithë ajkës intelektuale të Shqipërisë,  poeti brilant jetonte  në kryeqytet me të shoqen, i papunë.

Për Lasgushin, poetin e përjetësive, shkencëtarin e doktoruar në Graz, regjimi kishte gjetur veç një mundësi punësimi tejejt jetëshkurtër pranë Institutit të Shkencave.

Pas kësaj për t’i ulur qafën e për t’ia mbajtur shpirtin ndër dhëmbë, e punësuan si përkthyes me normë pranë shtëpisë botuese shtetërore "Naim Frashëri", ku punoi deri në vitin 1974, vit kur edhe doli në pension. 

Por edhe pas daljes në pension Lasgushi nuk mund të tërhiqej i qetë në jetën dhe krijimtarinë e tij. Ai nuk mund të bënte jetë poeti. Regjimi do të gjente dhjetra dredhi për t’ia nxirë jetën, deri ditën e 12 nëntorit 1987, kur Lasgushi, i mbylli sytë përgjithmonë në varfëri të plotë e i përndjekur.

Gjatë viteve të pleqërisë, nga 1974-deri në 1987, vit kur Lasgushi mbylli sytë, regjimi komunist do ta shtonte survejimin ndaj tij. Përballë këtij survejimi, poeti kishte armët e tij të pazakonta, por gjithësesi lëndimet në shpirtin e tij do të ishin të papërshkrueshme. Disa episode të jetës së poetit rrefyer nga e bija,  Marie Poradeci na dëshmojnë  një persekutim të pangjashëm e të pandërprerë, me të cilin ai u përball gjatë  gjithë kësaj klime armiqësore me regjimin. 

b.ha./Shqiptarja.com