Dorëshkrimet/ Biografia e panjohur e Dritëro Agollit

Doreshkrime autobiografike te Dritëro Agollit

1 / 6

Doreshkrime autobiografike te Dritëro Agollit

2 / 6

Doreshkrime autobiografike te Dritëro Agollit

3 / 6

Doreshkrime autobiografike te Dritëro Agollit

4 / 6

Dritëro Agolli

5 / 6

Riza Agolli babai i Dritëroit

6 / 6
22 Tetor 2019, 09:04

Disa pjesëza të zgjedhura nga rrëfimet e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, na zbulojnë pothuajse çdo skutë të panjohur të jetës së tij. Janë rrëfime intime të ngjarjeve të ndodhura brenda familjes, të cilat pas ikjes së tij nga jeta, duket se marrin një vlerë të veçantë. Kujtimet e fundit, të lëna në dorëshkrim, që nisin që nga  fëmijëria e shkrimtarit, i zbulon vetë e bija Elona Agolli, duke na rrëfyer letrat me shkrim dore.

Dora e Dritëro Agollit nuk rreshti së shkruari deri ditën e fundit, edhe pse kishte nisur të dridhej prej gjendjes jo të mirë shëndetësore. Shkrimtari i madh, ndërroi jetë më 3 shkurt të vitit 2017, por edhe tre vjet nga mungesa e tij dorëshkrimet e  panjohura na japin një shenjë të veçantë komunikimi. Hera-herës ato janë plotësimi i intervistave të pamundura, ose i fjalëve që s’e kanë gjetur kohën e duhur për t’u thënë.

Sot, kjo prekje magjike me dorëshkrimet ende të pabotuara të Dritëro Agollit sjell në sytë tanë disa anë të panjohura të origjinës së familjes së tij në Menkulas të Korçës. Dritëro Agolli rrëfen për ditën e lindjes së tij, e cila është e pamundur të shkëputet nga plagët e dy luftërave botërore, të cilat lanë gjurmë edhe në pragun e shtëpisë së tij.

Në këto pjesë të përzgjedhura, zbulohet se jeta e shkrimtarit, që nga lindja e tij është e lidhur pazgjishmërisht edhe me fatet dhe historinë e vendit.