Ekskluzive/ Skafisti i 'Balilit' rrëfen për gazetarin Artan Hoxha

Skafisti i Kelmend Balilit, Petro Dalanaj në një intervistë eksluzive për gazetarin investigativë të Report TV Artan Hoxha

1 / 4

Skafisti i Kelmend Balilit, Petro Dalanaj në një intervistë eksluzive për gazetarin investigativë të Report TV Artan Hoxha

2 / 4

Skafisti i Kelmend Balilit, Petro Dalanaj në një intervistë eksluzive për gazetarin investigativë të Report TV Artan Hoxha

3 / 4

Skafisti i Kelmend Balilit, Petro Dalanaj në një intervistë eksluzive për gazetarin investigativë të Report TV Artan Hoxha

4 / 4
25 Mars 2019, 17:00

Petro Dalanaj 62-vjeç, skafisti i akuzuar si pjesë e grupit të Kelmend Balilit, që u arrestua në Greqi në vitin 2016 së bashku me Kleanth Palajn dy nga Saranda, rrëfen në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Report Tv, Artan Hoxha si arriti që të trafikonte nga bregdeti i Jugut në drejtim të vendit fqinj rreth 700 kg kanabis. Në pjesën e parë ai tregon të gjithë rrugëtimin nga personi që e kontaktoi në Shqipëri, Spiro Gira nga Fieri (Redaksia e Report Tv dhe Shqiptarja.com kanë bërë verifikimet dhe ky emër nuk ekziston) që i dha 5 mijë euro, garancia se nuk do ti prekte askush, te udhëtimi në Greqi ku takoi biznesmenin Alyfantis, kthimi me gomone dhe dërgimi i ngarkesës pranë ishullit Zakynthos. Ndërsa në pjesën e dytë (lexo ketu) ai tregon se pasi dërguan drogën u arrestuan në mëngjesin e datës 7 maj të 2016 në një lokal në Patra.

Petro Dalanaj u dënua me 13 vite për dy akuza, por bëri vetëm 2 vite e 10 muaj, pasi gjatë kohës që qëndroi në qeli punoi dhe dënimi u konvertua duke bërë gjithsej vetëm 5.4 vite për t'u liruar nga autoritetet greke. Pas lirimit nga burgu në datë 4 mars, ai u kthye në Shqipëri, por pa u regjistruar në TIMS në doganën shqiptare. Prokuroria shqiptare nuk e di që ky person ndodhet brenda territorit. Gjatë intervistës, Petro Dalanaj mohon që të ketë njohje me Kelmend Balilin, ndërsa thekson se në policinë greke i është bërë presion që të implikonte të cilësuarin nga mediat e vendit fqinj si 'Escobari i Ballkanit'.

r.k./Shqiptarja.com