EUROPOL/ Shkatërrohen 17 grupe të trafikut të ilaçeve e të dopingut

Ilaçet dhe doping e konfiskuara nga policia

1 / 18

Ilaçet dhe doping e konfiskuara nga policia

2 / 18

Ilaçet dhe doping e konfiskuara nga policia

3 / 18
4 / 18

Ilaçet dhe doping e konfiskuara nga policia

5 / 18

Ilaçet dhe doping e konfiskuara nga policia

6 / 18

Ilaçet dhe doping e konfiskuara nga policia

7 / 18

Ilaçet dhe doping e konfiskuara nga policia

8 / 18

Ilaçet dhe doping e konfiskuara nga policia

9 / 18

Ilaçet dhe doping e konfiskuara nga policia

10 / 18

Momenti i aksionit nga policia

11 / 18

Kanabis i rritur në laborator

12 / 18

Ilaçet dhe doping e konfiskuara nga policia

13 / 18

Ilaçet dhe doping e konfiskuara nga policia

14 / 18

Ilaçet dhe doping e konfiskuara nga policia

15 / 18

Ilaçet dhe doping e konfiskuara nga policia

16 / 18

Ilaçet dhe doping e konfiskuara nga policia

17 / 18

Ilaçet dhe doping e konfiskuara nga policia

18 / 18
9 Korrik 2019, 16:33

17 grupe të krimit të organizuar që trafikonin ilaçe të falsifikuara dhe materiale dopingu janë shkatërruar nga Europol në saj të operacionit të koduar 'Virbus', ku në pranga kanë rënë 234 persona. Nga ky operacion janë sekuestruar 3.8 milion substanca dopingu dhe ilaçe të falsifikuara në mbarë botën. Mes tyre në Shqipëri nga specialistët e antigrogës u sekuestruan 175 kg morfinë, ketaminë, ekstazi, metadon etj.

Në këtë operacion morë pjesë 33 vende në bashkëpunim me Interpol, Qendra e Përbashkët e Hulumtimeve (JRC), Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA). Këto lëndë përpunoheshin 9 laboratore të cilët u zbuluan dhe u mbyllën në vendet evropiane ku në to u kapën 24 ton pluhur steroid i përpunuar.

Në saj të këtij operacioni u janë bërë testet anti-doping 1 357 sportistëve, kontrolle (teste të gjakut dhe urinës).

Konkretisht nga operacioni janë sekuestruar:  3,8 milion ilaçe dopingu të ndaluar dhe ilaçe të falsifikuara (konfiskimet përfshinin substanca dopingu, shtesa ushqimore, ilaçe dhe sporte dhe shtesa ushqimore); 9 laboratorë nëntokësorë të ndërprerë.

Informacione në ndihmë të këtij operacioni kanë dhënë rreth 1000 individë të cilët raportuan për prodhimin, tregtimin ose përdorimin e substancave doping. Europol për mbarëvajtjen dhe finalizimin e operacionit 'Viribus', vendosi në vende të ndryshme pesë ekspertë dhe hapi zyra mobile në Hungari dhe Spanjë për të kontrolluar në kohë reale të dhënat e mbledhura gjatë rrjedhës së operacionit dhe për të siguruar mbështetje ligjore. Ekspertët nga Koalicioni i Koordinuar i Krimit të Pronësisë intelektuale të Europol (IPC3), financuar nga Zyra e Pronësisë Intelektuale e Bashkimit Evropian (EUIPO), gjithashtu mbështetën aktivitetet përmes raporteve të inteligjencës me burim të hapur në faqet e internetit dhe llogarive të trafikimit të materialeve doping. Industria farmaceutike bashkëpunoi duke siguruar inteligjencë nëpërmjet Institutit të Sigurisë Farmaceutike (PSI).