Fiksojeni mirë Dhërmiun e tanishëm! Rama prezanton projektin transformues

1 / 16
2 / 16
3 / 16
4 / 16
5 / 16
6 / 16
7 / 16
8 / 16
9 / 16
10 / 16
11 / 16
12 / 16
13 / 16
14 / 16
15 / 16
16 / 16
18 Gusht 2019, 14:59

VLORE - Edhe fshati turistik i Dhërmiut në Vlorë, sezonin e ardhshëm do të jetë i transformuar. Pas paralajmërimit që bëri për nisjen e punimeve të shëtitores së re të Sarandës, duke thënë se do të jetë njëjtë si investimi i Lungomares në Vlorë, edhe në Dhërmi qeveria do të bëjë ndryshime të rëndësishme.

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook fotot nga pamja e re që do të marrë fshati turistik.

"Ja si do ta gjeni sezonin e ardhshëm rrugën që përshkon Dhërmiun, kur pas restaurimit të shtëpive të vjetra, vendosjes së kalldrëmeve e të ndriçimit të brendshëm, do të kryhen edhe ndërhyrjet në kthesën panoramike dhe në “ballkonin” natyror, në shpatin jugor të fshatit magjepsës", shkruan Rama.

b.ha./Shqiptarja.com