TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të rëndësishëm këtë mëngjes, teksa shkruan se edhe Saranda tashmë si qyteti i Vlorës, do të ketë Lungomare.

Një shëtitore në vijën bregdetare të Sarandës, projekti i së cilës tashmë është gati. Kreu i qeverisë bën të ditur përmes një postimi në Facebook, se në shtator do të nisë puna për projektin e vijës bregdetare në qytetin e Sarandës. 

"Sapo ka përfunduar procedura dhe nis në shtator puna, për projektin e vijës bregdetare të Sarandës. Njësoj siç Lungomarja transformoi Vlorën, ky investim do të ndryshojë faqen e Sarandës turistike. Saranda që Duam, Shqipëria që Duam", shkruan Rama teksa ka postuar fotot nga projekti.

Ora 09:50
Rama publikon foto të projektit të shëtitores në vijën bregdetare të Sarandës