Fondacioni 'Down Syndrome' protestë para parlamentit kundër Murrizit

Protesta e Fondacionit 'Down Syndrome' para parlamentit

1 / 8

Protesta e Fondacionit 'Down Syndrome' para parlamentit

2 / 8

Protesta e Fondacionit 'Down Syndrome' para parlamentit

3 / 8

Protesta e Fondacionit 'Down Syndrome' para parlamentit

4 / 8

Protesta e Fondacionit 'Down Syndrome' para parlamentit

5 / 8

Protesta e Fondacionit 'Down Syndrome' para parlamentit

6 / 8

Protesta e Fondacionit 'Down Syndrome' para parlamentit

7 / 8

Protesta e Fondacionit 'Down Syndrome' para parlamentit

8 / 8
2 Shtator 2019, 17:49

TIRANE-Fondacioni ”Down Syndrome Albania“ protestoi pasditen e sotme para parlamentit në nisje të seancës plenare, që shënoi edhe sesionin e ri pas rikthimit të deputetëve nga pushimet. Protesta e fondacionit ishte kundër gjuhës së përdorur nga deputeti i djathtë Myslim Murrizi gjatë debatit me një komentues në rrjetet sociale. Murrizi e cilësoi një qytetar si 'Down' gjatë debatit duke sjellë reagimin e fondacionit. Në protestë ishin persona me sindromën Down dhe familjarë të tyre.

"Ne gjykojmë që gjuha e përdorur nga deputeti është një praktikë e dëmshme kundrejt komunitetit të personave me aftësi të kufizuara dhe specifikisht personat me sindromën Down dhe familjarëve të tyre pasi nxit diskriminim, urretjen, promovon stereotipet dhe prek dinjitetin e tyre dhe të familjarëve të tyre" thuhej në reagimin e ”Down Syndrome Albania“ pak ditë më parë, ndërsa sot protestuan para parlamentit.  Ndërkohë që deputeti Murrizi i zgjedhur në Lushnje në zgjedhjet e 2017 dhe që u përjashtua nga Basha, pasi nuk pranoi që të digjte mandatin, ende nuk ka reaguar.

r.k./Shqiptarja.com