FOTO - Buqeta me lule, fustane, tensione e të qeshura, si e mbyllën sesionin deputetët shqiptarë

1 / 8
2 / 8
3 / 8
4 / 8
5 / 8
6 / 8
7 / 8
8 / 8
24 Korrik 2018, 16:26

Dje u mbyll sesioni parlamentar për të rifilluar në shtator. Më shumë se tek debatet, seanca e djeshme u fokusua tek votimi i ligjit për magjistratët. Seanca ishte një përshëndetje për mes deputetëve për t’u riparë në shtator. Por shumë nga momentet pikante të kësaj seance na shpëtuan, pasi kamerat u përqëndruan tek deklaratat politike të liderëve. 
Në ndihmë na vjen fotografi Agim Rama, që si gjithmonë fikson çaste nga diskutimet dhe takimet e deputetëve. 
Kështu dje, s’pamë socialisten Elisa Spiropali që ecën drejt hyrjes së Kuvendit, e qeshur dhe e veshur me një xhaketë të zezë. 
Socialisti Ulsi Manja është shfaqur i tensionuar para gazetarëve, ndërsa Luan Rama i LSI-së duket se e ka marrë me sportivitet debatin për efektet e Reformës në Drejtësi. 
Episod interesant është edhe buqeta me lule që ka marrë një nga punonjëset e Kuvendit, si dhe të qeshurat e dy deputeteve të PDIU-së, që siç thotë dhe fotografi:”Sapo u zgjodhën në siglën e PDIU-së, thanë se jemi me PS-në dhe Edi Rama.”. 
Socialistja Blerina Gjylameti është fotografuar duke folur përzemërsisht me ministrin Fatmir Xhafaj.