FOTO - Jahti i supermiliarderit rus zbarkon në Sarandë

1 / 10
2 / 10
3 / 10
4 / 10
5 / 10
6 / 10
7 / 10
8 / 10
9 / 10
10 / 10
28 Korrik 2018, 13:19

Jahti më i madh në botë ka zbarkuar paraditen e kësaj të shtune në gjirin e Sarandës.

Lajmin e ka ndarë në Instagram edhe kryeministri Edi Rama, ku mes të tjerash shkruan se pak vite më parë, diçka e tillë as nuk imagjinohej. Report Tv ka siguruar pamjet ku duket jahti gjigant i ankoruar në bredgetin e Sarandës.

Jahti “Sailing jaht A”, është nën pronësinë e miliarderit rus, Andrey Igorevich Melnichenko, me vlerë 500 milionë dollarë.

Jahti superluksoz është ndërtuar në afërsi të Hamburgut në Gjermani, dhe është jahti më i gjatë në botë, 192 metër.