Ndërsa ishte në Kuvend Sali Berisha u kap mat duke lexuar një shkrim ku personazh kryesor është Spartak Ngjela.
Dikur miq e tani armiq shpesh në daljet e tij publike Spartak Ngjela paralajmëroi arrestimin e Sali Berishës nga SPAK. Madje në deklaratat e shpeshta televizive, edhe të fundit Ngjela ka thënë se SHBA ka dorëzuar dosjen e Sali Berishës në dorë të SPAK.
Foto u publikua nga LSA në sallën e Kuvendit dje duket se linku i ka mbërritur Berishës në Whatsapp.
Në një tjetër deklarate televizive Ngjela shprehej se zgjidhja në PD është që Berisha të largohet.
“Ne dorë e ka Saliu, do tërhiqet? PD është parti e djathtë dhe të jesh i djathtë do të thotë të jesh nën influencën e SHBA, Saliu ka shpresë se mos shpëton Non Gratën. Saliu nuk tërhiqet se ka frikën e Non Gratës. Po këta që janë me Saliun dhe e panë që nuk kanë të ardhme, brenda 2-3 muajsh do kalojnë te PD zyrtare”, tha avokati për Report TV në maj të 2023











