Ngjela: Berishës s’iu vodhën zgjedhjet, demokratët abstenuan! Largimi i Saliut, zgjidhje për PD

TIRANË- Avokati Spartak Ngjela tha se Sali Berishës nuk ia vodhën zgjedhjet, por demokratët kanë abstenuar sepse nuk janë bërë pjesë e përçarjes së partisë.

“Pati një rrënim të madh në vota dhe pritej abstenimi dhe Rama që donte ta sabotonte se kishte frikë se mos mundeshin thellë këta se do Saliun. Ka një rrënim të portretit Sali. Abstenuan, nuk donë në votime, çdo të thotë më vodhën”, tha Ngjela.

Në një intervistë në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu, Ngjela tha se zgjidhja në PD është që Berisha të largohet.

“Ne dorë e ka Saliu, do tërhiqet? PD është parti e djathtë dhe të jesh i djathtë do të thotë të jesh nën influencën e SHBA, Saliu ka shpresë se mos shpëton Non Gratën. Saliu nuk tërhiqet se ka frikën e Non Gratës. Po këta që janë me Saliun dhe e panë që nuk kanë të ardhme, brenda 2-3 muajsh do kalojnë te PD zyrtare”, shtoi avokati.

Në fund, këtë angazhim politik, Ngjela e sheh si një frikë e Berishës ndaj Reformës në Drejtësi.

“Një njeri i mundur prej një dekade natyrisht që ka deviacioni në psikik, është dhe interesi i tij, se vuan shumë nga Reforma në Drejtësi. Erdhën 300 hetuesit të shohim se çdo bëjë SPAK”, përfundoi Ngjela.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zallot Saliu: 20/05/2023 14:32

    O Spartak Ngjela ti je shum teoricjent ke shum teori o Taku. Mos haro o Taku që ke qen dhe ti pjes e rethit vicjoz nën hyqmin e Saliut. Apo për ty nuk quhet. Prandaj lëri teorit me reth vicjoz o Taku kapriçoz.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën