Veshur kuq e zi dhe duke shtrënguar duart me njëri-tjetrin e duke uruar 110-vjetorin e pavarësisë. Kështu nisi mbledhja e përbashkët mes dy Kuvendeve dhe Qeverive, Shqipëri-Kosovë.
Salla e Kuvendit të Shqipërisë, sot ngjasonte me një ambient feste, ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim përmes debatesh, sherresh dhe akuzash.