FOTOT nga Baza ajrore e Kuçovës, ja ku do të ndërtohet baza e NATO-s në Shqipëri

1 / 14
2 / 14
3 / 14
4 / 14
5 / 14
6 / 14
7 / 14
8 / 14
9 / 14
10 / 14
11 / 14
12 / 14
13 / 14
14 / 14
4 Gusht 2018, 12:56

Kryeministri Edi Rama në një status në Facebook ka njoftuar se Aleanca Atlantike e Veriut, NATO, do të ndërtojë në Shqipëri një bazë ajrore në Ballkanin Perëndimor. Rama shkruan se ky është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë. Kryeministri Rama shkruan se baza ajrore do të ndërtohet në Kuçovë dhe se investimi do të jetë rreth 50 milionë euro. 

Postimi i Ramës:

NJE LAJM SHUME I MIRE!

Këshilli i Atlantikut të Veriut ka miratuar vendimin për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor.

Me fondet e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në partneritet me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, NATO do të investojë mbi 50 milion euro, vetëm për fazën e parë të projektit për modernizimin e bazës ajrore të Kucovës.

Përmes këtij projekti, i cili pritet të nisë brenda këtij viti, Kuçova do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n për furnizim ajror; mbështetje logjistike; mbështetje për policimin ajror; si dhe trainime dhe stërvitje të Aleancës.

Kuçova do të shërbeje njëkohësisht edhe si bazë kombëtare për Forcën Ajrore Shqiptare dhe ky Investim strategjik i NATO-s në Shqipëri, do të sjellë një standart të ri për Forcat tona të Armatosura. më poshtë sjellim foto nga kjo bazë.

b.ha./Shqiptarja.com