Gjin Gjoni nga veteriner bëhet doktor i të drejtës civile pa arsim të lartë

Gjin Gjoni

1 / 7

Shoqëria G&G LaW FIRM e Gjin Gjonit

2 / 7

Doktoratura

3 / 7

Flumen Park

4 / 7

Flumen Park

5 / 7

Flumen Park

6 / 7

CV e Gjin Gjonit

7 / 7
5 Mars, 13:53

Ish gjyqtari ‘sheik’ Gjon Gjoni rezultoi më i votuari në primaret e Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës. Edhe pse Sali Berisha tha se fituesit e primareve jo domosdoshmërisht do jenë pjesë e listës së sigurtë, Gjin Gjoni me shumë gjasa do të jetë kandidat për deputet i PD-së. Për t’u regjistruar si kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 majit 2025, ish gjyqtari duhet të dorëzojë dokumentacionin në KQZ, përfshirë edhe diplomën e shkollës së lartë, nëse e kanë, pasi nuk është kriter ligjor.

Po a ka Gjin Gjoni një diplomë të vlefshme të arsimit të lartë? Ka shumë dëshmitarë, ish studentë, të cilët e mbajnë mend Gjin Gjonin student për veterinari në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Por, nuk ka asnjë ish student juridiku, sot gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë, që rrëfejë se Gjin Gjoni ka studiuar për juridik.

Megjithatë, Gjin Gjoni mban gradën doktor, mbrojtur në Fakultetin e Drejtësisë Tiranë, Departamenti i të Drejtës Civile, me udhëheqëse shkencore Endirë Bushatin.

r.k./Shqiptarja.com