Një super-grabitje ka ndodhur rreth orës 15:00 brenda në pistën e aeroportit të Rinasit, ku dyshohet të jenë marrë rreth 10 milionë euro, edhe pse shuma mund të jetë më e madhe. Policia e vënë në ndjekje të autorëve, ka mundur të vrasë një nga grabitësit, rreth 2 kilometra larg aeroportit, në rrugën e Hurmave, pasi ata kishin marrë paratë nga 4 makina blind të transportit të parave të 4 kompanisë të ndryshme private dy prej të cilave, "Nazeri 2000", "Octapus", " dhe Anakonda".
Autorët e tjerë kanë mundur të largohen, ndërsa është kapur edhe një furgon me mbishkrimin "Hetimi Tatimor" që autorët përdorën për të kryer grabitjen. Dhe duket se pikërisht ky furgon dhe kamuflimi i grabitësve të ketë qenë "mburoja" e tyre për të hyrë në aeroport.











