Greqi, sekuestrohen 104 kg kokainë të fshehura në furrë, poshtë krevatit e në enë me rërë, pranga dy shqiptarëve (FOTO)

Kokaina e fshehur në furrë

1 / 13

Kokaina dhe paratë e sekuestruara nga policia greke

2 / 13

Kokaina dhe paratë e sekuestruara nga policia greke

3 / 13

Kokaina e sekuestruara nga policia greke

4 / 13

Kokaina dhe paratë e sekuestruara nga policia greke

5 / 13

Kokaina e fshehur në enë me rërë

6 / 13

Kokaina e fshehur në sirtare

7 / 13

Kokaina e sekuestruar nga policia greke

8 / 13

Kokaina e fshehur poshtë krevatit

9 / 13

Paratë e sekuestruara nga policia greke

10 / 13

Kokaina e fshehur poshtë krevatit

11 / 13

Kokaina e sekuestruara nga policia greke

12 / 13

Kokaina e sekuestruara nga policia greke

13 / 13
31 Tetor 2019, 13:51

ATHINË- Një operacion antidrogë i policisë greke në Athinë ka zbuluar 104 kilogramë kokainë dhe për këtë janë arrestuar dy shqiptarë dhe një kroat. Në një banesë në Attica Policia ka zbuluar 104 kilogram kokainë të fshehura branda në apartament. Kokaina ishte e fshehur në një enë me rërë, në furrën e gatimit dhe poshtë dyshekut ku flinin shqiptarë. 

Po ashtu Policia greke gjeti dhe sekuestroi në total 828 mijë euro të cilët dyshohet se i përkisinin dy shqiptarëve të përfituara nga trafiku i lëndëve narkotike. Njëri prej shqiptarëve është i moshës 40 vjeç dhe dyshohet se është kordinatori i grupit.

Pikërisht për këtë operacion që është në vijim, ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes greke, Michalis Chrysohoidis i cili ka përgëzuar forcat e policisë për finalizimin e këtij operacioni.

 "Punë është bërë. Shumë urime. Shkatërrim i organizatës kriminale për trafikun e drogës", shkruan ministri grek Michalis Chrysohoidis teksa ka publikuar edhe pamje nga operacioni.
Ndërkohë sipas mediave greke gjatë arrestimit njëri prej shqiptarëve ka përgëzuar edhe policinë greke, duke thënë: 'Bravo më kapët'!