Helikopterët mbi Tiranë, Shqipëria me aleatët tregojnë forcën, gati për paradën ushtarake

Helikopterët që do përdoren gjatë stërvitjes ushtarake

1 / 5

Helikopterët që do përdoren gjatë stërvitjes ushtarake

2 / 5

Helikopterët që do përdoren gjatë stërvitjes ushtarake

3 / 5

Helikopterët që do përdoren gjatë stërvitjes ushtarake

4 / 5

Helikopterët që do përdoren gjatë stërvitjes ushtarake

5 / 5
23 Shtator 2018, 18:34

Një konflikt që vazhdon prej 5 vitesh mes dy vëllezërve që jetojnë në Manzë të Durrësit, të cilit gjykata i dha zgjidhje një ditë më parë për pak sa nuk është kthyer në tragjedi. Mesditën e sotme Medi Koleci, bashkë me djemtë e bashkëshorten e tij kanë masakruar me sëpatë kunatën, 55-vjeçaren Qefsere Koleci, duke i shkaktuar plagë në të gjithë trupin, por më të rënda në kokë. Por pse ka ndodhur kjo ngjajre? Djali i saj, Eltoni në një prononcim ekskluziv për gazetarin e Report TV, Driçim Caka tregon të gjithë konfliktin me familjen e xhaxhait dhe si ata kanë dhunuar e hedhur në një kanal nënën e tij, duke i marrë edhe celularin që të mos kontaktonte me njeri. Ka mjaftuar një moment, kur nëna e tij ka thirrur për ndihmë xhaxhain e madh Aliun, siç tregon Eltoni që xhaxhai i tij, Mediu me djemtë e bashkëshorten të iknin nga toka ku po dhunonin nënën e tij. “E gjetëm në kanal nënën të mbuluar me gjak. I kishin marrë dhe telefonin xhaxhai me djemtë e gruan e tij" Djali i gruas së dhunuar Elton Koleci

Lëvizjet kanë ngjallur edhe kureshtjen e shumë qytetarëve të kryeqytetit që kanë ndjekur nga afër përgatitjet që paradën që do të zhvillohet nesër paradite në Tiranë. Ndërkohë që ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka përmes një postimi në Facebook thotë se “Albanian Lion 2018” nuk është vetëm stërvitje ushtarake, por edhe festë.

“Albanian Lion 2018”, jo vetëm stërvitje ushtarake, por edhe festë! Të hënën në Tiranë zbarkojnë jo vetëm forcat luftarake të Shqipërisë dhe Mbretërisë së bashkuar , por edhe orkestrat frymore. Orkestra Frymore e FA shqiptare dhe Banda e Trupave Mbretërorë të Armatosur bashkojnë forcat artistike. Të hënën më 24 shtator ora 10:00, paradë artistike nga #Kryeministria te sheshi “Nënë Tereza”. Po të hënën, ora 18:00, koncert te Pazari Ri. #EGjithaPërTuShijuar British Embassy Tirana

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka

Stërvitja “Albanian Lion 2018” po zhvillohet njëkohësisht në disa garnizone të FA si në Durrës, Pashaliman, Porto - Palermo, Rinas, Zall - Herr dhe Bizë me pjesëmarrjen e 1164 trupave ushtarake, 126 mjeteve tokësore, detare, ajrore dhe ka për qëllim realizimin e operacioneve të ndryshme nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit.

Në Gjirin e Dukatit në Vlorë, po zhvillohen stërvitje të trupave me pjesëmarrjen e palombarëve anglezë, kroatë dhe shqiptarë. Në të njëjtën kohë, nga Kepi i Palit deri në Porto Palermo, Forca Detare me katër anije dhe një grup bordingu po zhvillon stërvitje detare me anijen britanike “RFA Lyme Bay” dhe një helikopter “Ëildcat” duke ekzekutuar elementë të ndryshëm stërvitorë si mbrojtje e afërt dhe e largët, operacion zbarkimi trupash, mbrojtjen e anijes komandë nga sulme të befasishme etj.