Këto ditë është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare Aleko Pojani. Kapiteni më i ri i një nëndetëseje krahasuar me ushtarakët e flotave luftarake të të gjithë botës. Ishte vetëm 21-vjeç kur mori komandën e nëndetëses së parë të ushtrisë shqiptare, me numër taktik 241 “STUHIA”, e njohur si nëndetësja 105, pas xhirimit të filmit “Ballë për Ballë”. Vetë Aleko ishte kapiteni i letrarizuar i kryeveprës së Ismail Kadaresë “ Dimri i Vetmis së Madhe”.
Ish-detari i vjetër me një përvojë të gjatë si kapiteni pasues i nëndetëses 105, Jak Mandrea tha në një takim me ish ushtaraket e detit në Durrës më 30 prill të vitit 2013, se ushtaraku më i aftë i kësaj flotiljeje nënujore të nëndetëseve ka qënë Komandanti Aleko Pojani. Ai kshte dhunti të shkëlqyera si ushtrak i detit. Nderkohë theksonte Jaku, Komandanti Aleko Pojani nuk ishte karrierist, por një profesionist. Këtë e kuptonte kushdo që ka kaluar një periudhe kohe në nëndetëse. Jeta atje ka qënë e rëndë, në kohen kur shumkush kërkonte që të transferohej gjetkë, Aleko nuk kërkoi kurrë të largohet nga nëndetësja dhe kjo pasi ai ishte talent i lindur dhe një profesionist i rrallë. Për nga vetitë e tij mund të krahasohet me Admiralin e famshëm Gjerman të luftes, Denisin.