I akuzuar për rrëmbimin e Jan Prengës/ INTERPOL nxjerr foto të reja nga 'mjeshtri i arratisjeve nga burgu', si ka ndryshuar Dritan Rexhepi

Dritan Rexhepi

1 / 8

Dritan Rexhepi

2 / 8

Dritan Rexhepi

3 / 8

Dritan Rexhepi

4 / 8

Dritan Rexhepi

5 / 8

Dritan Rexhepi

6 / 8

Dritan Rexhepi

7 / 8

Dritan Rexhepi

8 / 8
14 Tetor 2020, 11:37

TIRANËINTERPOL ka publikuar foto të Dritan Rexhepit, një emër shumë i njohur në botën e krimit dhe të trafikut të drogës, duke dhënë me detaje disa informacione të tij. I lindur në Vlorë më 10 prill të vitit 1980, Rexhepi akuzohet për një sërë veprash penale. "Vrasje me paramendim, plagosje me dashje, prodhim dhe shitje të paligjshme të armëve dhe municioneve ushtarake, falsifikimi i vulave dhe formularëve, falsifikimi i mjeteve të identitetit, rrëmbim i një personi, më konkretisht për Jan Prengës.

Report Tv më herët ka sjellë një profil të plotë të 40-vjeçarit i cili aktualisht është i burgosur në burgun e Kuitos në Ekuador.Kush është Dritan Rexhepi?
Dritan Rexhepi (me shumë emra) në Shqipëri rezulton i dënuar në mungesë me 25 vite burgim, për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998. Hera e fundit që rezulton se ai ka hyrë në Shqipëri, është data 16 nëntor 2013, nga pika e kalimit Kufitar në Kakavijë, ku ka përdorur një pasaportë me emrin Lulzim Murataj. Rexhepi, njihet si mjeshtri i arratisjeve nga burgu. Fillimisht, ai është arrestuar në 2007 në ambientet e “Hotel Tirana” së bashku me Nadien Zeneli Pas arrestimit është transferuar në Durrës, pasi oficerët e Drejtorisë së Policisë Durrës kishin kryer të gjithë operacionin për zbulimin dhe prangosjen e tij. Këtu ndodh edhe arratisje e tij e parë. Rexhepi në fakt ka mundur t'u ikë nga ambientet e komisariatit të policisë Durrës, pasi oficeri Albert Strati dhe zëdhënësja e policisë së Durrësit, e kishin nxjerrë nga dhoma e shoqërimit, për t'i bërë një foto, me qëllim publikimin e lajmit të arrestimit të tij, në shtypin e kohës. Ai u largua duke përfituar sapo është futur në qeli, ku dera besohet se është lënë hapur nga oficeri Albert Strati. Arratisja ka ndodhur vetëm minuta, kur prokurori Anton Martini dhe oficeri i policisë gjyqësore, Arben Frashëri sapo kishin përfunduar pyetjen e Rrexhepit dhe shokut të tij Nadien Zeneli për vrasjen e dy policëve. Ato ishin larguar drejt Tiranës.

b.ha./Shqiptarja.com