Pengmarrja e Jan Prengës u porosit nga një burg në Ekuador, vëllai që fshehu drogën kapet në Angli! Familjarët tentuan ta lirojnë me pajtues gjaqesh

TIRANE - Porosia për rrëmbimin e Jan Prengës më 17 janar në Kamëz, është dhënë nga Dritan Rexhepi nga Vlora, i cili është person në kërkim për vrasjen e dy efektivëve të policisë në Shqipëri, ndërkohë që aktualisht ndodhet në një burg të sigurisë së lartë në Quito të Ekuadorit, për trafik droge. Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno, tha i ftuar në studion e Report Tv, se të dyshuar si urdhërues të kësaj ngjarje kriminale. që çoi nga pengmarrje në vrasje të 49-vjeçarit Prenga, jane edhe Gentian Doci nga Shkodra si dhe M. Bajri, po nga ky qytet. Ndërsa për sa i përket Altin Hajrit, pronari i kompleksit 'Golden' në Shijak ku vdiq Jan Prenga, dhe grupit të tij që e rrëmbyen, mendohet se kanë ekzekutuar vetëm urdhrin nga "kokat" e bandës.

Sipas gazetarit Elton Qyno, vëllai i Jan Prengës, Astirt Prenga, i cili ishte korrier i kokainës së këtyre grupeve kriminale në Vlorë, Shijak dhe Shkodër, pas sinjalizimit nga policia shqiptare është arrestuar nga autoritetet britanike dhe ka qenë pikërisht ai që mendohet të ketë hedhur dritë në zbardhjen e kësaj ngjarje. Sipas gazetarit Qyno, Policia shqiptare ka pasur dijeni se kush e kishte rrëmbyer Jan Prengën, por ka dyshime që operacioni mund të jetë dekonspiruar. Sipas hetimeve, Astrit Prenga kishte mbajtur një ngarkesë prej 283 kg kokainë, dhe nuk e kishte dorëzuar në destinacion (Angli) dhe për këtë arsye u rrëmbye edhe vëllai i tij, Jan Prenga nga grupet kriminale në Shqipëri.

Për rrëmbyesit kanë pasur dijeni edhe familjarët e Jan Prengës, të cilët sapo i afërmi i tyre është rrëmbyer kanë nisur lëvizjet për të tentuar lirimin e tij, duke ditur se cilët persona mund të ishin pas ngjarjes. Gazetari Elton Qyno bën të ditur se familjarët e Jan Prengës kanë kontaktuar me disa pajtues gjaqesh në Shkodër nga të cilët kanë kërkuar që të arrijnë tek rrëmbyesit.

Deri më tani janë 5 persona të arrestuar dhe 8 persona të shpallur në kërkim për rrëmbimin dhe vrasjen Jan Prengës, ndërsa tre prej të dyshuarve janë pjesë e bandave të krimit në Shijak, Vlorë dhe Shkodër të cilët rezultojnë se janë urdhëruesit dhe njerëzit që kanë projektuar pengmarrjen dhe më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës.

Grupi kriminal që vepron në disa shtete të Europës, qëllimin kryesor ka pasur mbajtjen peng të Jan Prengës, njërin nga 4 vëllezërit Prenga, ku synimi ishte për t'i bërë presion Astritit, korrierit të tyre në Angli, për të nxjerrë sasinë e drogës prej 283 kg kokainë, që ky i fundit mbante peng dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar.

Për pengmarrjen e Jan Prengës dy ditë më parë u vunë në pranga 5 persona, vëllai, babai, kushëriri dhe shoku i Altin Hajrit, ku i fundit në kërkim, të cilët pas rrëmbimit dyshohet që në bashkëpunim me njëri-tjetrin ta kenë çuar Jan Prengën në resortin "Golden" në Xhafzotaj të Shijakut, ku sipas kamerave të sigurisë, dyshohet edhe ta kenë nxjerrë të pajetë dhe ta kenë transportuar me një furgon të bardhë, tek i cili janë parë të futen disa persona me lopata, që dyshohet ta kenë groposur. Trupi i pajetë i Prengës, ende nuk është gjetur nga policia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:44
Edhe pala angleze përgjoi vëllanë e Jan Prengës, familjarët e tij tentuan ta lironin me pajtues gjaqesh nga Shkodra

Detaje të tjera kanë dalë në dritë, nga rrëmbimi i Jan Prengës në Kamëz. Gazetari i Shqiptarj.com, Elton Qyno është shprehur se pala angleze para se të arrestonte Astrit Prengën, vëllanë e Jan Prengës e ka përgjuar atë. Më Astriti i cili kishte mbajtur edhe sasinë e drogës pa dorëzuar veprim ky që u pasua më rrëmbimin e vëllait të tij, mendohet të ketë bashkëpunuar me drejtësinë angleze duke rrëfyer të gjithë ngjarjen.

Ndërkohë mësohet se familjarët e Jan Prengës sapo ai është marrë peng, kanë tentuar që të ndërhyjnë që i afërmi i tyre të lirohet ndërsa në këmbim të jepet sasia e drogës në Angli. Kështu lihet të kuptohet se familjarët e Jan Prengës kanë patur dijeni se kush e ka kryer rrëmbimin ndërsa me anë të dosa të njohurve në Shkodër kanë tentuar të kontaktojnë me ta.

"Për pengmarrjen e pala angleze e kanë përgjuar Astrit Prengën, kanë arrestuar atë dhe bashkë me tre të tjerë. Dhe kanë zbuluar këtë skenar. Fakti që gjatë 10 ditëve që para se të ndërhynte  FNSH në Shijak. Gjatë 10 ditëve familjarët nuk kanë bashkëpunuar me median. Ata kanë krijuar në mënyrë të heshtur. Dhe nga kishin marrë informacione privatisht. Kishte edhe personazhe në zonën e Dukagjinit. Ka pasur tentativë nga ana e familjarëve të Jan Prengut ku disa njerëz që i njihnin janë futur për të negociuar për ta zgjedhur privatisht. Pajtim gjaqesh. Nëse kërkonin diçka tjetër në Angli në këmbim të Jan Prengës.  Kjo ka ndodhur menjëherë pas ngjarjes. Familjarët kanë provuar ta zgjedhin vetë. Që më 17 janar situata ka dalë jashtë kontrollit. Jan Prenga ka shfaqur kundërshti dhe kështu ata e kanë qëlluar. Situata ka dalë jashtë kontrollit. Veprimet janë kryer në panik e sipër. Janë grupe kriminale që kanë informacion në Prokurori dhe Polici, kanë ekonomi të madhe. Vetëm që të marrin informacionet para. " tha gazetari. 

Ora 13:37
Gazetari i Shqiptarja.com: Janë pamjet filmike asgjësuar, vetëm kamera në plan ballor i garazhit janë aty

1580387708_janprenga.jpg
Gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno është shprehur se policia e shtetit ishte informuar që në momentin e rrëmbimit të Jan Prengës në Kamëz se ku ishte dërguar ai dhe se cilët e kishin marrë peng. Qyno është shprehur se operacioni mund të jetë dokonspiruar.
"Janë pamjet filmike, personazhe që ne flasim i kanë asgjësuar, vetëm kamera në plan ballor i garazhit janë aty. Viktima është dhunuar që në Kamëz. Është qëlluar me thikë apo leva" shtoi ai më pas.

Ora 13:35
EMRI/ Pengmarrja e Jak Prengës u porosit nga një burg në Ekuador, ky është porositësi i shumëkërkuar nga policia (VIDEO)

Gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno ka nxjerrë emrin e porositësit të rrëmbimit të Jan Prengës në Kamëz. Sipas tij porositësi është Dritan Rexhepi i cili në Shqipëri është i dënuar me 25 vjet për vrasjen e dy policëve.

Sipas gazetarit në të njëjtin status janë edhe Gentian Doci nga Shkodra si dhe një person i quajtur M.Bajri.

" Dritan Rexhepaj me 25 vite burg për vrasjen e dy policëve. Vuan dënimin në Ekuador. Dyshohet se ka dhënë urdhrin.  Dritan Rexhepi dyshohet se ka dhënë urdhrin për rrëmbimin e tij. Në të njëjtin statuse edhe Gentian Doci nga Shkodra, Po kështu edhe M.Bajri. Urdhrin e ka bërë Altin Hajri me grupin e tij.  Ata bashkëpunojnë shumë me njëri tjetrin. Kur kanë halle bashkohen dhe zgjidhin çështjet. Fakti që vëllai i viktimës nuk ka kryer siç duhet porosinë. Organizata është një grup shumë i gjerë të gjithë kanë detyrat e tyre. " tha gazetari.

Dritan Rexhepaj, prej gjashtë vitesh po mbahet në një burg të sigurisë së lartë në Quito Ekuador .

1580390125_dritan.jpg

Dritan Rexhepaj
/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pupuu: 30/01/2020 21:25

    Ahhh mer Preng ctu desh "rritja rroges" ja ke ba vedit

    Përgjigju
    • O pupuu: 30/01/2020 23:21

      Pse cfare I ka bo vetes? Ja vrane njerin Vella. Cfare do I bojn tjeter. Besoj do e lene me Kaq. se me dash e shuajne si FIS komplet se Jane shume ne nnumer dhe me miliarda leke.

  • Vlora: 30/01/2020 18:03

    Sa do vrasi Gramozi per ate mall te humbur ...dal se skeni pare asgje akoma ...mjer Prenget ca halli u ka ren

    Përgjigju
    • Vlora: 30/01/2020 23:42

      Nuk me ben me nena Gramoz o djaleeee

    • Per vloren: 30/01/2020 20:56

      O vlora po KY rexhepi eshte ne burg ne ekuador. Po pse kaq i fuqishem eshte KY? Si ka mundesi ne burg ne kontinent tjeter te jete kaq I fuqishem sic po thua ti. Prap do vrasi KY thua?

    • Cubat e Mirdites: 30/01/2020 19:10

      Mire ja u ban, kane kujtu Preng Perlleshat se u ba deti kos me vjedhe mallin e huaj. Ne dac me u marre me droge, zbato rregullat ose mos i hin kesaj pune hic.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër