I tha Ramës 'mashtrues', ja kush është studenti Arbër Dervishaj nga Vlora, pjesë e partisë së Koço Kokëdhimës

Arbër Dervishaj pjesë e Partisë Zgjidhja

1 / 4

Arbër Dervishaj

2 / 4

Arbër Dervishaj pjesë e Partisë Zgjidhja

3 / 4

Arbër Dervishaj dhe Koço Kokëdhima themelues dhe kryetar i Partisë Zgjidhja

4 / 4
19 Dhjetor 2018, 16:42

Kryeministri Rama dialogoi sot për problemet e universitetit me studentët e Vlorës me një pjesëmarrje masive të këtyre të fundit. Mes studentëve në takim mori fjalën edhe një djalë i ri, i cili duke u prezantuar si student, foli më pak për problemet e fakultetit dhe më shumë sulmoi kryeministrin me fjalët: Ti je një mashtrues dhe ky është një shoë i ndyrë.

I riu quhet Arbër Dervishaj dhe nuk paska qënë edhe aq rastësor në atë takim. Arbri rezulton aktivist i partisë së Koço Kokëdhimës, “Zgjidhja”.

Siç duket në foto, ai është shfaqur publikisht edhe nëpër takimet e rëndësishme të Koço Kokëdhimës.

Siç shkruhet në faqen e partisë së Koço Kokëdhimës, Arbri deri në vitin 2017 ka qënë gjimnazist në gjimnazin “Ali Demi” Vlorë. Tashmë që është student, do ketë mundësinë që vitin tjetër të paguajë tarifën e reduktuar me 50 %, siç Kryeminsitri Rama lajmëroi. Marrë nga Lexo.al

r.k./Shqiptarja.com