I zhdukur që nga 2017, 'Pa Gjurmë' gjen Ardian Hysën! Emocione e lot në studio, takimi me familjarët (FOTO)

Momenti kur Ardian Hysa përqafon bashkëshorten, Qamilen

1 / 18

Momenti kur Ardian Hysa mbërrin në studion e 'Pa Gjurmë' në Report Tv

2 / 18

Momenti kur Ardian Hysa takon nipin

3 / 18

Momenti kur Ardian Hysa takon motrën, Marjetën

4 / 18

Ardian Hysa, mamaja e tij dhe bashkëshortja, Qamilja

5 / 18

Ardian Hysa në studion e 'Pa Gjurmë' në Report Tv

6 / 18

Motra e Ardian Hysës, Marjeta

7 / 18

Bashkëshortja e Ardian Hysës, Qamilja

8 / 18

Ardian Hysa, mamaja e tij dhe bashkëshortja, Qamilja

9 / 18

Ardian Hysa në studion e 'Pa Gjurmë' në Report Tv

10 / 18

Ardian Hysa në studion e 'Pa Gjurmë' në Report Tv

11 / 18

Gazetarja Odeta Dume

12 / 18

Ardian Hysa në studion e 'Pa Gjurmë' në Report Tv

13 / 18

Momenti kur Ardian Hysa mbërrin në studion e 'Pa Gjurmë' në Report Tv

14 / 18

Ardian Hysa

15 / 18

Ardian Hysa

16 / 18

Ardian Hysa

17 / 18

Ardian Hysa dhe bashkëshortja, Qamilja

18 / 18
20 Janar 2021, 16:50

TIRANË- Pas 3 vitesh i zhdukur, ‘Pa Gjurmë’ ka bashkuar me familjen e tij, Ardian Hysën. Takimi është transmetuar ‘live’ në Report Tv, Ardiani ka takuar në hollin e TV nipin, e më pas kokë ulur është futur në studio ku është takuar me motrën dhe bashkëshorten.

Sapo mbërritur në studio, Ardiani u mbulua me përqafime nga motra e tij, Marjeta, e ndërsa gruaja Qamilja nuk i ka kursyer lotët, edhe pse nuk e takoi sepse ishte e zemëruar që e kishte lënë vetëm për 3 vite.

Ai ka kërkuar vetëm diçka nga bashkëshortja, që ta falnin!

Ardiani: Më falni për gabimet që kam bërë, kurrë nuk e bëj më. Faleminderit shumë dhe atij shokut.

Bashkëshortja: Të kam falur në radhë të parë për fëmijët dhe premtimi të mbahet e jo të shkelet. (...)E kam pritur shumë, nuk janë pak. Janë 3 vite e gjysmë, nuk kam fjalë për të falënderuar ty, kam këmbëngulur shumë. Po të mos ishit ju si emision nuk do ishte këtu, se kam shkruar në polici dhe policia me ka refuzuar, nuk ke punë si bashkëshorte, ka bërë denoncimin vëllai.

Motra e Ardianit: Faleminderit shumë që na e sollën vëllait në shtëpi, faleminderit, ty nuk e besoja që ai do të kthehej një ditë. Ju falënderoj shumë nga zemra.

Ky ribashkim i familjes i transmetuar ‘live’ është ndjekur nga shtëpia dhe nga prindërit e Ardianit, ku ‘Pa Gjurmë’ ishte e pranishme. Prindërit nuk e kanë fshehur gëzimin që djali iu gjet, ku dhe nuk i kanë kursyer falënderimet për ‘Pa Gjurmë’.

(Kliko këtu) për VIDEO

b.ha./Shqiptarja.com