Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka reaguar pas incidentit në Uzinën e Gramshit.
“Më 21 Korrik 2022 Edi Rama vendosi që Policia Ushtarake të mos mbrojë më objektet ushtarake, por duhet të mbrojë Ministrin e Mbrojtjes dhe zyrtarë të tjerë të lartë civil të Ministrisë së Mbrojtjes. Kundërshtimi i opozitës edhe në këtë rast nuk u dëgjua dhe ligji u miratua me forcën e kartonit në Parlament. Ngjarjet identike brenda 24 orëve, ku shtetas të huaj (rus, ukranias dhe çekë) janë futur brenda objekteve ushtarake, duke cenuar sigurinë dhe në një rast duke rrezikuar edhe jetën e ushtarakëve shqiptarë, e bëjnë të domosdoshëm rikthimin e vëmendjes tek ky ndryshim ligjor i paargumentuar dhe i beftë.











