Këto ditë janë në vijim e sipër kërkimet për gjetjen e ushtarëve të vrarë grekë në luftën Italo- Greke. Duket ende si një luftë fantazmë pasi mbas betejash diplomatike shume vjeçare greko – shqiptare dhe deri skandaleve të shvarrosjes së eshtrave të fshatareve pleq e plaka të fshatit Kosinë për ti varrosur në varrezen memorial të ushtareve grekë në Gryken e Këlcyrës, gërmimet e para të varrezave në zonen e pretenduar si greke rezultuan eshtra ushtarësh italianë...më pas u deklarua në shtypin grek se numri i grekëve të zbuluar në fushën e Saimolës ka shkuar në 108. Ashtu siç edhe vijojnë gërmimet po ashtu janë në vijimësi edhe polemikat e ditës mbi këtë problematikë komplekse historiko–diplomatike.
Lufta Italo-Greke e zhvilluar mes viteve 1940 dhe 1941 vijon të tërheqë vëmendjen e studjuesve dhe historianëve të shumtë. Sipas dokumentacionit të botuar në librin “Storia della Guerra di Grecia” lufta ishte e përgjakshme dhe me humbje të mëdha nga të gjitha palët”. Në të u rrjeshtuan edhe 58 mijë trupa Angleze të dërguara nga Gjenerali Wilson, nga të cilat përmendim 24 mijë trupa angleze,17 mijë australianë dhe po 17 mijë neozelandezë. Kosto e këtyre luftimeve ishte shumë e lartë. Në këtë luftë Italia la 13 755 të vrarë si dhe pati 50 874 të plagosur dhe shumë të humbur. Edhe trupat greke patën pothuajse të vrarë sa italianët: 13 408 të rënë në betejë, 42 485 të plagosur si dhe të humbur. Edhe nga trupat angleze u vranë ose dolën jashtë luftimit 10 500 trupa angleze, 3000 australiane, 2200 neozelandeze etj.