Dy skafe që po trafikonin drogë në kohë koronavirusi nga Ballkani në brigjet e Puglias janë kapur nga Antimafia Italiane në bashkpunim me Repartin Operativ të Guardia di Finanza. Operacioni ishte i autoriteteve italiane me ndihmën e rojes bregdetare të Barit.
Skafet që po raportonin drogë kishin një gjatësi rreth 7 metra dhe ishin të pajisura me motor të fuqishëm jashtë bordit. Bllokimi i tyre, që në total kishin 645 kilogramë marijuanë dhe 250 kilogramë hashash, u bë në brigjet e Monopolit.