Kapet peshku gjigand prej 104 kilogramësh, i pari në ktë lloj

0/0
19 Shtator 2019, 13:39

Një peshk gjigand prej 104 kilogramësh është kapur në Spanjë.

Sipas "Mirror", Robert Webb ishte në ditën e fundit të ekspeditës së peshkimit në Spanjë kur kapi peshkun në grepin e tij.

Mendohet që peshku  të jetë më i madhi në llojin e tij të kapur në Evropë.

63 vjeçarit iu  deshën 40 minuta për të tërhequr peshkun e madh, specie e rrallë e racave albine.

Robert  tha: "Isha i vendosur për ta çuar deri në fund. Ishte e mrekullueshme të shihej."