Këlcyrë, 63 vjeçari apel për ndihmë, banorët: Jeton me 'thërrmijat' që i dhurojmë ne (FOTO)

1 / 16
2 / 16
3 / 16
4 / 16
5 / 16
6 / 16
7 / 16
8 / 16
9 / 16
10 / 16
11 / 16
12 / 16
13 / 16
14 / 16
15 / 16
16 / 16
21 Korrik 2019, 17:13

KËLCYRË-Ky është Kastriot Hajdini, 63- vjeç banues në Këlcyrë, e ndërsa kjo është banesa e tij e cila i ngjason një hauri për strehimin e kafshëve, sesa për të jetuar një njeri si Kastrioti. Ky i fundit jeton i vetëm pasi gruaja dhe fëmijët, janë larguar në drejtim të paditur duke e lënë atë në mes të katër rrugëve.

 E vetmja e ardhur është pagesa e invaliditetit që e përfiton nga KEMP-i ndërkohë që nuk i mjafton për asgjë. Komshinjtë dhe dashamirës të ndryshëm nga Këlcyra, denjojnë ta ndihmojnë në kushtet kur Bashkia e Këlcyrës, nuk e trajton këtë rast si të jashtëzakonshëm.

Vetë Hajdini i lënë në mes të katër rrugëve nga familja, është shumë konfuz dhe fjalët që i dalin nga goja shoqërohen me pasthirrma dhimbjeje.

"Kam 25 vjet i vetmuar, të ardhura këto marrin, 130 mijë lekë invaliditetit jam i sëmurë, ndihmë nga Bashkia nuk kam, as drita as asgjë, as televizor e as frigorifer", thotë ai.

Gjithçka që ai përfiton nga pensioni i invaliditetit shpenzohet për 13 ditë për ngrënie vetëm, ndërsa ditët e ngelura të muajit, Kastrioti i shtyn herë i ngopur me shpresë e herë i pangopur me ushqim. Për të, çdo ditë është e zakonshme, ndërsa për dashamirësit e tij, ndihma nuk ka për të munguar.