Kisha orthodhokse/ Arkimandrit Anastasi dorëzohet Episkop i Krujës: Sa herë të thirrem me këtë titull do sjell ndërmend Gjergj Kastriotin

1 / 5
2 / 5
3 / 5
4 / 5
5 / 5
15 Dhjetor 2024, 16:06

TIRANË - Mes një atmosfere të ngrohtë dhe me pjesëmarrjen e qindra të krishterëve orthodhoksë, në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë, këtë të diel Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasi dorëzoi në gradën episkopale arkimandrit Anastas Mamaj, duke u zgjedhur Episkopi i Krujës.

Në Shërbesën e Shenjtë morën pjesë edhe Mitropolitët e kishës orthodhokse në vend; Hirësi Joani i Korçës, Hirësi Nikolla i Fierit, Hirësi Andoni i Elbasanit, Hirësi Asti i Beratit, Hirësi Nathanaili i Amantias si edhe klerikë nga Kryepiskopata dhe Mitropolia e Beratit.

Në fjalën e tij Episkopi Anastas Mamaj vlerësoi përpjekjen kolosale të kryepiskopit Anastas për ngritjen e kishës orthodhokse në Shqipëri dhe misionin e saj shpirtëror.