Klos/ Gjendet një predhë luftarake në fshatin Cëruj (FOTO)

1 / 3
2 / 3
3 / 3
22 Janar 2021, 09:35

Një predhë luftarake është gjetur mëngjesin e sotëm (22 janar) në fshatin Cëruj të Klosit.

Forcat e xhenios mbërritën në vendngjarje për të bërë të mundur lëvizjen e predhës në duke evituar një shpërthim të mundshëm.

Vetëm disa ditë më parë në Tiranë u gjet një bombë 500 kg e cila i përkiste Luftës së Dytë Botërore.

Ajo u çaktivizua përmes një shpërthimi të kontrolluar.

b.ha./Shqiptarja.com