Klos, makina del nga rruga dhe përfundon 100 metra në greminë! Banorët shpëtojnë 2 turistët francezë dhe i transportojnë drejt Traumës

1 / 4
2 / 4
3 / 4
4 / 4
4 Qershor 2023, 17:01

Një makinë ku udhëtonin dy turistë francezë ka dalë nga rruga në fshatin Xibërr-Hane të njësise administrative  Xibërr, bashkia Klos. Burime të sigurta bëjnë me dije që makina ka rënë rreth 100m në greminë.

Kanë qenë banorët e fshatit ata të cilët kanë pikasur makinën që ka dalë nga rruga dhe pasi kanë mbërritur kanë konstatuar se bëhej fjalë për dy turistë francezë të cilët i kanë nxjerrë nga makina ku ishin bllokuar.