Partia Demokratike e Shqipërisë ka ridepozituar dokumentacionin e kandidimit në KQZ. KQZ i kishte kthyer dokumentet PD për shkak të kuotave gjinore.
Pak ditë më parë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi kthimin e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit, për shkak se janë më shumë emra se sa përcakton Kodi Zgjedhor, si dhe kishte shumë gabime për shkak të kuatave gjinore.












