Tejkaluan numrin e kandidatëve, nuk respektuan kuotën gjinore edhe në Tiranë, disa kandidatë rezultojnë 'fantazëm': KQZ i kthen për korrigjim listat e 11 qarqeve të PD-së me aleatët!

Duket se Lulzim Basha e ka me të vërtetë shumë të vështirë të respektojë rregullat, pasi listat e PD me aleatët janë mbushur me gabime, harresa dhe parregullsi, duke detyruar KQZ t'ua ktheje mbrapsht për korrigjim e duke kërkuar t'i bëjnë korrigjimet e gabimeve deri me 16 mars. Sot pra, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ishte i detyruar  t'ua  kthejë listat e kandidatëve për deputetë Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ndryshim të regjistruara më 8 Mars për zgjedhjet e 25 Prillit, pasi në Tiranë dhe Korçë nuk është respektuar kuota gjinore, ndërsa në 11 qarqe është tejkaluar numri i kërkuar i kandidatëve për deputetë si dhe janë konstatuar një sërë problematikash. KQZ i ka lene nje afat korrigjimi deri me 16 mars.

Konkretisht vërejtjet e KQZ janë: 

Në Tiranë, lista e PD ka tejkaluar numrin e kërkuar me 6 kandidatë, nuk është respektuar kuota gjinore dhe ka parregullsi të dokumentacionit.

Në Korçë ka tejkaluar numrin e kërkuar me 7 kandidatë nuk respektohet kuota gjinore dhe ka parregullsi dokumentacioni.

Në Elbasan ka 6 kandiatë më tepër dhe parregullsi dokumentacioni.

Në Berat është tejkaluar numri i këkuar me 3 kandidatë dhe ka parregullsi dokumentacioni.

Në Vlorë është tejkaluar numri i kërkuar me 9 kandidatë dhe ka parregullsi dokumentacioni.

Në Kukës është tejkaluar numri i kërkuar me 6 kandidatë dhe ka parregullsi në dokumentacion.

Në Gjirokastër është tejkaluar numri i kërkuar me 3 kandidatë dhe ka parregullsi në dokumentacion.

Në Dibër është tejkaluar numrin  i kërkuar me 3 kandidatë dhe ka parregullsi në dokumentacion.

Në Shkodër është tejkaluar numri i kërkuar me 9 kandidatë dhe konstatohet se ka parregullsi në dokumentacion.

Në Durrës është tejkaluar numri i kërkuar me 6 kandidatë dhe ka parregullsi në dokumentacion.

Në Fier është tejkaluar numri i kërkuar me 6 kandidatë dhe dhe ka parregullsi në dokumentacion.

Më parë shqiptarja.com ka sinjalizuar se Basha ka dorëzuar në KQZ 24 emra pa atësi dhe datëlindje, disa edhe pa gjini. Ka qenë ish-nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Fatlum Nurja i cili me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka deklaruar se është përfshirë në lista edhe pse ai vetë ka refuzuar që të marrë pjesë.

KQZ vendosi të kthejë listat për 10 forca politike: Partia Nisma Thurje, Partia Balli Kombëtar, Partia Bindja Demokratike, Partia Socialiste e Shqipërisë, koalicioni Aleanca për Ndryshim (PD-PR-PDIU-PAA-PBDNJ-PDK-LZHK-PLL-FRD-BLD-PBKD-PBD-PKD”), “PD-AN”, Aleanca Bashkimi Popullor – Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët; Partia Lëvizja e Re; Partia Aleanca Demokracia e Re; Partia Lëvizja për Ndryshim;  Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fshati: 11/03/2021 07:30

    Po nuk rrespektuan kohen deri me 16 mars, çfare ndodh.

    Përgjigju
  • Sondazhi: 11/03/2021 07:09

    Dmth ia ka kthyer të gjithëve por P.D ka probleme, kuptoj.

    Përgjigju
  • Lenci: 11/03/2021 00:15

    Keta nuk kane as aftesi te mbushin saktesisht nje formular te thjeshte. Imagjinoni se si do ta katandisin Shqiperine po moren pushtetin e dore. O zot na mbro!

    Përgjigju
  • Arditi: 10/03/2021 23:24

    Parti edhe aleance rrumpalle. Kane vite qe çirren e thirren edhe ne fund nuk ishin gati me listat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja