“Kush do t’i japë gji Aleas”, vijon në Elbasan protesta për nënën që vdiq pas lindjes (FOTO)

1 / 19
2 / 19
3 / 19
4 / 19
5 / 19
6 / 19
7 / 19
8 / 19
9 / 19
10 / 19
11 / 19
12 / 19
13 / 19
14 / 19
15 / 19
16 / 19
17 / 19
18 / 19
19 / 19
25 Prill 2019, 11:32

"Edhe unë mund të isha Rexhina"; " Kush do t'i japë gji Aleas"; "Sa vlejmë ne nënat"...janë këto disa pankarta që mbajnë në duar dhjetëra gra që po protestojnë në maternitetin e Elbasanit për vdekjen e Rexhina Dobrovës.  Në ditën e dytë të protestës, familjarëve u janë bashkuar edhe dhjetëra gra dhe studente që kërkojnë të vendoset drejtësi për 25-vjeçaren që humbi jetën disa ditë më parë. Sipas tyre, ajo që i ndodhi Rexhinës "sot", është një tregues se sa të pasigurta janë nënat e reja, duke bërë shkaktarë drejtësinë e korruptuar dhe mjekët e paaftë. Pas deklaratës prekëse të bashkëshortit të Rexhinës, sot, ishin shoqet e saj që i përcollën një mesazh të fortë dhe i bën një premtim publik: që Aleas, nuk do t'i mungojë dashuria.

"Princesha jonë Rexhina, të kishim motër e jo shoqe, të morën të mallkuarit prej nesh e na lanë një brengë të madhe. Alean do ta duam dhe do t'i japim gjithë dashurinë e botës që ti nuk mund t'ja jepje", shkruhet në pankartën që mbajnë në duar shoqet e 25-vjeçares.

Thirrjet e tjera të protestuesve janë për të vendosur drejtësi dhe për t'i dhënë fund një mjekësie të korruptuar.

b.ha./Shqiptarja.com