Elbasan/ 25-vjeçarja vdes pasi sjell në jetë fëmijën, arrestohen dy mjekët pas akuzave të familjarëve (VIDEO)

Një 25-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka lindur fëmijën e saj të parë. Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja raporton se e reja ka lindur me operacion, lindje çezariane. Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, por një orë pas lindjes, 25-vjeçarja Rexhina Debrova ka ndërruar jetë pasi pësoi arrest kardiak. 

Familjarët e vajzës të pranishëm në maternitetin e Elbasanit, kanë ngritur pretendime ndaj bluzave të bardhja për pakujdesi. Ndërkohë mësohet se  mjekun kardiolog, Mehmet Ibaj dhe reanimatori Nikollaq Thana, që ishin të pranishëm në sallën e operacionit janë arrestuar nga policia. Urdhëri ndalimi për dy mjekët është dhënë nga Prokurori, Xhiljano Seferi pas dëshmive të marra. Nga ana tjetër mësohet se Kardiologu, Ibaj  ka një provojë pune në këtë profesion 25-vjeçare, ndërsa reanimatori, Thana ka rreth 30 vite që ushtorn profesionin e tij. 

E reja 42 javëshe është shtruar me diagnozën "soferrencë fetale progrediende".

Pasi ka pësuar arrest kardiak, mjekët gjinekologë kanë kërkuar ndihmë nga kolegët e kardiologjisë pas problemeve të hasura me zemrën. Por familjarët thonë se mjeku kardilog ka mbërritur një orë me vonesë, teksa nëna e re ndërroi jetë. 

25-vjeçarja e kishte lindjen e parë. 

Viktima, 25-vjeçarja Rexhina Debrova

Nga pamjet që sjell korrespondenti i Report Tv në Elbasan, situata është mjaft e rëndë. Lot e britma të familjarërëve në hollin e Maternitetit të Elbasanit, pasi e afërmja e tyre është ndarë nga jeta. Në ambientet e spitalit kanë mbërritur edhe forcat e policisë.

Mjekja e shërbimit gjinekologjik, Teuta Ilirjani, në një prononcim për Report Tv tha se gruaja i ka bërë ekzaminimet para një muaji, përfshirë edhe zemrën, ku kishte rezultuar në rregull. Por sot ka ardhur në situatë urgjence dhe aty nuk bëhen të tilla ekzaminime.

“Pacientja është shtruar me barrë të vonuar, dy javë nga java që duhej të linde dhe është ndërhyrë. Operacioni ka shkuar mirë, foshnja mirë. Si operacion ka qenë shumë në rregull. Këto janë raste shumë të rralla në gjithë botën njihen, unë jam e tronditur nga ky fakt, ka kohë që s’ndodh kjo në maternitetin tonë. Vajzës i ishte vonuar data e lindjes. Këto raste njihen, nuk janë vetëm te ne janë kudo”, tha mjekja nga materniteti i Elbasanit.

Sipas familjarëve e ndjera i kryente analizat rregullisht, ndërsa gjatë gjithë shtatzënisë nuk ka pasur asnjë problem.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe Drejtoria e spitalit rajonal të Elbasanit ku ka sqaruar edhe se si rrodhi ngjarja. Sipas shpjegimit që ka dhënë ky institucion pacentja që humbi jetën ka ardhur në spital me barrë të vonuar 42-javëshe dhe është futur menjëherë në sallë ku u asistua edhe lindja e fëmijës.

"Stafi mjekësor ka dhënë trajtimin maksimal, por nëna e re dyshohet se pësoi komplikacion postoperator  tromboemboli pulmonare, e papajtueshme me jetën. Aktualisht priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për shkakun e vdekjes së nënës." thuhet ndër të tjera në reagimin e Drejtorisë se spitalit rajonal të Elbasanit.

Ndërkohë që hetimet pritet të zbardhin shkakun e ndarjes nga jeta të nënës 25-vjeçare dhe nëse ka pasur apo jo neglizhencë nga ana e bluzave të bardha në dhënien e ndihmës mjekësore në kohë. 

Policia mbërrin në spital

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SpitaliMeKoncension: 23/04/2019 11:11

    Ngjarje shume e rende! Ngushellime familjareve! Dikush duhet te qetesoje familjaret e mjekeve te arrestuar per faktin se qelluan ne pune ate dite. Problemi nuk qendron vetem ne momentin e kesaj urgjence... eshte shume me kompleks sesa kaq. Kujdesi shendetesor qe i eshte dhene kesaj gruaje nuk eshte vetem pune e reanimatorit dhe kardiologut. Ketu futet kryesisht spitali. Menaxhimi i urgjences, organizimi i prezences se specialisteve kur nevojiteshin... ketu nuk hyn shume mjeku... po mjeku i familjes? Pse ngeli 42 jave kjo grua? Ne shtepi priste kjo per 2 jave??? A e pa kush nga konsultori i gruas gjate kesaj kohe? A ka protokolle per kete pune konsultori??? Dhe te mendosh qe elbasani drejton shendetesine e gjysmes se shqiperise.... nje keshille per militantet qe kerkojne te punesohen ne shendetesi pavaresisht se nuk jane te fushes... MOS E BENI! Do tju ngece nje pergjegjesi qe as nuk e kuptoni dot..

    Përgjigju
  • Ngushellime: 22/04/2019 23:24

    Ngushellime familjareve,sidomos prinderve te vajzes dhe bebit te vogel,pasi te gjithe te tjeret do e kalijne disi dhimbjen kurse per keta te tre do jete gjithmone boshllek I madh. Kur ka indicie qe mund te jene shkelur protokolle Prokuroria ka te drejte te nise hetimet dhe te kerkoje ndalimin e mjekeve.Mund te jete vertete fatkeqesi spontane por mund te jete edhe pakujdesi,kjo vlen te cmohet pas autopsise nga specialistet,ne nuk bejme dot kete rol.Edhe mjeket nuk duhen denuar ende pa dale rezultati,ama eky viktimizimi qe po ku behet ketyre te fundit(mjekeve)apo kercenimi se s'do ngelen me mjeke eshte bere aq bajat sa na u shpif. Qe ne kete vend shumica e mjekeve te shohin si kulete,ky eshte fakt. Edhe qe imazhin e mjekesise e kane shkaterruar vete mjeket ,edhe ky eshte fakt. Prandaj duget te gjithe te ndergjegjesohemi e te sillemi fillimisht si humane,pastaj si gjykates apo pazarxhinje. Uroj per mjeket vertete te mos kene shkelur procedura e protokolle dhe shpresoj qe familjaret te kene ndihmen e Zotit per t'u perballur me humbjen. Vite me pare ne kemi humbur femijen por rrezikonte dhe nena ndaj di te them se sa keq eshte ne keto situata kur ti do pergjigjen e Pse-se.Lerini hetimet te kryhen e as mos mbroni e as mos denoni kend se nuk eshte situate e lehte.Dhimbja eshte e madhe prandaj e perballofshi sa me mire!

    Përgjigju
  • Ida: 22/04/2019 21:41

    Ngushllime familjes...E femis i deshiroj rritje te shendosh e shum lumturi ne Jet...ne fjal mjekja genjen...para 5 vitev kom lind vajzen Jom kon javen e 44 edh kurgjo nuk kom pas asnje Problem.....Po Ju doni veq lek...marre Per juve meri diplome me pare i meri ne qaf Popllin veq per lek....me Jet jeta ne dur te juve...Jom e knaqet qe jetoj jasht kosov e shqiperis

    Përgjigju
  • Argjon: 22/04/2019 21:01

    Çfarë është kjo barbari ndaj mjekëve?! Si mund të quhet ndryshe shoqërimi në polici i të gjithë pjesëmarrësve në ndërhyrje kirurgjikale?! Çfarë është kjo polici që sillet si gangsterë ndaj mjekëve? Shoqërimi është kërcënim, nëmitje. Në bazë të cilit ligj shoqërohen në polici mjekët, a mund të pyesni ju gazetarët? Ka ndonjë vendim gjykate që ata janë fajtorë për ndonjë faj të mundshëm? Apo rrjetat peshkatare të policisë nuk kapin peshqit e mëdhenj, por bluzat e bardha. Se çfarë ka ndodhur nuk është shumë e qartë nëse ishte aritmi si pasojë e ndërhyrjes, hemoragji, tromboembylli apo diçka tjetër,e jo më të marrin vesh policët për ato gjëra që do të dëgjonin nga mjekët. Në rastin në fjalë njoftohet prokuroria, e cila bën hetimin dhe jep lejen për autopsinë, duke ngarkuar ekspertin e saj. Nëse ka përgjegjësi spitali, ministria apo mjekët, atëherë duhet të paguajnë sipas ligjit. Deri atëherë mund të themi se Shqipëria është kthyer në një Shtet policor! Po mirë, mjekët me të drejtë mund t'i përgjigjen policisë se çfarë ka ndodhur është sekret profesional dhe nuk mund flasin. Çfarë do të bëjë policia pastaj, do t'i dhunojë fizikisht derisa të flasin?! Duke qenë se mjekët mbajnë sekretin profesional, prokuroria bën zap fletoren shëndetësore (kartelën klinike) dhe vihet në dijeni me çfarë ka ndodhur nëpërmjet saj. Një pyetje për ju si gazetarë, a i pyetët familjarët nëse ishin njoftuar për rreziqet që mund të kishte një ndërhyrje e tillë? A kanë firmosur diku për rreziqet dhe a kanë dhënë pohimin për ndërhyrjen kirurgjikale? Nëse kjo fletë nuk plotësohet në Shqipëri, pyeteni pak drejtorinë e spitalit dhe pastaj Ministreshën e Shëndetësisë, përse nuk zbatohet? Humbja e një jetë njerëzore është shumë e rëndë për të gjithë, e sidomos për familjarët. Ngushëllimet më të ndjera familjes! Të porsalindurës, pastë jetën e gjatë dhe të rritet e sa më e shëndetshme. Fatkeqësisht, jo çdo gjë është aq e thjeshtë sa e bën ndonjë ngrënës farash bilardoje lagjeje. Ta mbani mend mirë, një femër për të sjellë në jetë një fëmijë, rrezikon jetën e saj! Kjo duke pasur parasysh ndryshimet fiziologjike që ndodhin në trupin e saj Shumë e zonja kjo policia e Elbasanit për të kërcënuar bluzat e bardha, por shumë e paaftë për Çalët dhe Çapjajt! Nëse qeveria dhe policia mendon të bëjë shfaqje në kurriz të bluzave të bardha, si në rastin e Shkodrës apo Elbasanit sot, të jeni të sigurt se asnjë mjek i mirë dhe idealist nuk ka për të ngelur më në Shqipëri. As veteriner nuk keni për të gjetur më, kur të keni nevoja shëndetësore.

    Përgjigju
    • Argjon: 24/04/2019 17:13

      Miri, me sa lexoj duhet të jeni një afërt i së nderës. Ngushëllime të ndjera për këtë humbje! Vajza të ketë jetën e gjatë dhe të rritet e shëndetshme! Ndoshta një ditë të bëhet mjeke apo gjyqtare e zonja! Jeta vazhdon! Nëse çfarë kam shkruar ju duket jashtë korit të jesh i sigurt se jam duke kërkuar të vërtetën, më shumë sesa ata që mallkojnë mjekët me të gjitha të zezat dhe çmenduritë e mundshme. Këto ditë lexoj vetëm njerëz që duan hakmarrje dhe jo të kërkojnë të vërtetën se çfarë ndodhi. Kjo është barbaria për të cilën flas. Ju keni të drejtën të kërkoni të vërtetën se çfarë ndodhi, por pa u ngutur apo kryer veprime që do të pendoheshit më pas. Ashtu si keni të drejtë që kërkoni të vërtetën si mjekësore ashtu dhe ligjore. Ju duhet avokat dhe një mjek-ligjor që të ndjekë çështjen. Për një gjë duhet jemi në një mendje, çfarë do që të ndodhi tanimë, të ndjerën nuk e kthen më njeri në këtë botë. Arrestimi i mjekëve nga ana juridike është i paligjshëm! Ky është një barbarizëm tjetër dhe nuk është përpjekë për të gjetur të vërtetën. Unë nuk do të jetoja asnjë ditë në një vend ku burgosesh pa u shpallur i fajshëm! Besoj se këtë nuk e doni as ju. Nga ana tjetër çdo ditë ka mijëra shqiptarët që vizitohen tek mjekët dhe kërkojnë një shërbim mjekësor. Të jesh i bindur se ngjarje të tilla dhe kjo ngjarje i ka prekur shumë mjekët. Janë edhe ata njerëz dhe kryejnë një punë shumë të vështirë. Përveç prekjes nga ngjarja e ndodhur, arrestimi i paligjshëm i mjekëve sikur të ishin vrasës, apo të kishin kryer një veprim me dashje, i ka demoralizuar në kulm dhe ka i përdhosur. Nëse ju doni këtë, ju them se ia keni arritur. Por atë që ju dhe shumë të tjerë që duan hakmarrje nuk llogarisin është fakti se kur mjekët janë të demoralizuar, të përçmuar, të përdhosur dhe kërcënuar rritet mundësia e gabimeve mjekësore! Këtë doni ju? Kjo ka për të ndodhur pas kësaj ngjarje. Ah po, ju uroni që çfarë ka ndodhur t'i ndodhë edhe të tjerëve. Në pesë vitet e fundit nga Shqipëria janë larguar 857 mjekë! Për të formuar një mjek duhen të paktën 10 vjet. Juve nuk ju bën përshtypje përse mjekët e Elbasanit janë gati në moshë pensioni? Ju nuk do të shkoni t'i kërkoni politikanëve përse nuk investojnë në trajnimin e mjekëve, përse nuk zgjedhin më të aftë, për kanë vendosur miqtë të drejtojnë etj. Ju nuk jeni mjek, por mendoni se mjekët kanë gabuar, janë kriminelë dhe duhet marrë hak. Më duket se këtë po lihet të kuptohet. Me këtë që ndodhi edhe ata pak mjekë që ishin në mëdyshje do të ikin. Ndoshta kjo nuk ka rëndësi për ju, sepse nuk ju hyn në punë. Dikur shqiptarët kishin një shprehje:"Çfarë më ka ndodhur mua nuk ia uroj as hasmit". Nëse çfarë i ndodh dikujt do të përpiqeshim të gjithë që kjo gjë mos t'i ndodhte as të tjerëve, atëherë Shqipëria do të ishte një vend shumë herë më i mirë për të gjithë. Nuk di çfarë të shtoj më shumë, atë që do të lexojnë me qetësi, uroj të më kuptojnë. Ps. IVA, më dhimbsesh shumë për çfarë shkruan. Je për t'u mëshiruar. Nëse ti do të kishe shpirt do të ishe njerëzore, por më duket se ke vetëm instinkte. Rri e qetë, edhe nëse kisha ndonjë mendje të kthehesha të punoja në Shqipëri, tanimë nuk do të vij më as për pushime.

    • Iva: 24/04/2019 09:00

      Ta uroj me shpirt te ndodhi dhe ty kjo fatkeqsi tek femija jot nje dite

    • Miri: 23/04/2019 22:21

      Barbari ndaj mjekeve thua? Por kush je ti mor i pa fytyre te flasesh keshtu per kete qe ndodhi Ta uroj ty fatin e hidherimin qe na shkaktuan keta te felliquri ,por si more te dergosh gocen ne spital (ne duarte e rop q...)e te ta nxjerrin te pa jete.po te ishte nje i joti do te komentoje keshtu?

    • Argjon: 23/04/2019 14:04

      Fatkeqësisht këto ndodhin edhe në botë, madje në vende shumë të zhvilluara. Ndryshimi me botën është se të civilizuarit zbatojnë "The Rule of Law", ndërsa në Shqipëri kanunin e të fortit dhe gangsterit të radhës. Madje në botë bëjnë audit të brendshëm për të kuptuar se çfarë nuk shkoi si duhet. Keni dëgjuar ndonjëherë për Risk Management në mjekësi? Në Shqipëri spitalet nuk e kanë dhe bëjnë një gjë të tillë. Jo për faj të mjekëve, por për faj të dordolecëve që ju quani politikanë që deri më sot vetëm e kanë vjedhur shëndetësinë. Në botën e qytetëruar kjo është një ngjarje pararojë dhe tregon se SISTEMI KA RËNË! Domethënë, nuk është vetëm çështje e një apo dy mjekëve. Kaq sa për "filmat" nëpër botë dhe "Lizat në botën e çudirave". Në rastin në fjalë, për sa kemi lexuar: 1) e ndjera është paraqitur në urgjencë. 2) Është diagnostikuar një vuajtje e fetusit. 3) Është ndërhyrë në mënyrë kirurgjikale. 4) "Pas" ndërhyrjes ka ndodhur ndërlikimi. Tani, që ta marrin vesh edhe deputetët e tjerë që vjedhin paratë që duheshin të shkonin në fuqizimin e shëndetësisë, për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale duhej një obërator kirurg i parë, një i dytë, anestezist dhe 2 infermierë. E qartë deri këtu?! Me sa kemi lexuar këto nuk i kanë munguar se ndjerës dhe fëmijës. Kardiologu është thirrur më pas. Nga se mund të ketë ardhur ndërlikimi dhe përse e vendosa në thonjëza ndajfoljen "pas"? Duhet pritur autopsia, por mesa kemi lexuar, mund të mendohet se e ndjera mund të ketë pësuar një Amniotic Fluid Embolism (AFE) http://tiny.cc/v5uk5y , kur lëngu amniotic futet në enët e gjakut dhe nxit një zinxhir reaksionesh në trup. http://tiny.cc/e9uk5y Tani, vuajta e fëmijës mund të jetë edhe si pasojë e AFE-së, dhe gjendja të këtë filluar më parë, prandaj edhe ndërhyrja. Këtë duhet ta përcaktojnë ekspertët e mjekësisë ligjore. Por lind pyetja, nëse shkaku ishte AFE-ja, a ka pajisje në terapinë intensive Spitali i Elbasanit për t'i bërë ballë një gjendjeje të tillë? Edhe po ti kishte dhe mjekët të kenë bërë atë që parashikojnë praktikat më të mira, përsëri përfundimi nuk varej nga ata. Me sa duket Spitali i Elbasanit nuk ka as mjekë! Më e rënda është se ata që do të duhej të drejtojnë spitalin, domethënë edhe Ministria, as që kanë bërë ndonjë udhëzim klinik për të parashikuar ngjarje të tilla apo të ketë stërvitur mjekët. Le të kujtojmë këtu rastin e së ndjerës nga Sauku, nga i cili nuk paska nxjerrë mësim ministria. Tani sa për arrestimin e mjekëve, prokurori që ka ndaluar mjekët po sillet si një kanunor. Le të dali e të thotë se për çfarë i ndaloi dhe për çfarë janë kallëzuar. Për vrasje me dashje, pa dashje apo me faj? Kush na qenkan "indiciet", familjarët thanë...?! Nuk ka mjek që do që pacienti t'i vdesë, ndryshe nuk quhet mjek. Sa familje banditësh ka Elbasani dhe nuk ka bërë askush një ditë burg edhe pse ka prova, jo më indicie. Çfarë thotë kartela klinike, sepse gjërat shënohen aty. Të ndalosh mjekët pa u zbardhur çështja dhe pa pasur një ekspertizë është t'i paragjykosh ata si kriminelë vrasës dhe këtë mund ta bëjë një prokuror me mendësi kanuni. Le që edhe në kanunin kishte 24 orë "paqe". Këtu i kanë ndaluar sikur t'i kishin kapur një flagrancë pas një vrasjeje. Kështu i bie që për çdo ankesë të futen mjekët në burg për mjekim të pakujdesshëm, sepse kështu e do populli. Çfarë është mjekimi i pakujdesshëm? Kush e përcakton? Populli? Ky përdorim i dhunës shtetërore ndaj bluzave të bardha edhe më i rëndë se ato rrahjet e ndonjë të dehuri! Ku është fshehur ministria e shëndetësisë që do t'i mbronte? Nëse ndalimet do të bëheshin për raste korrupsioni, aty nuk kam çfarë të them. Nuk ka mbrojtje! Mjekët të dalin të gjithë në protestë! Të kthehen në punë vetëm kur të jenë plotësuar kushtet e punës, siguria e jetës, të kenë pajisje bashkëkohore si e kërkojnë udhëzimet shkencore. Të kenë pagesa të paktën sa i kanë në Kosovë. Të mbulohen vetëm urgjencat. Pastaj le t'u kërkojnë llogari sipas praktikave më të mira shkencore që hasen në botë.

    • Deputtet: 23/04/2019 01:35

      Ke te drejte kto ndodhin e ne bote madje behen edhe filma.... po sikur doli qe mjeket sishin aty megjithse ishte lindjw e veshtir me komplikacione.... Ngushellime familjes..

    • Tironsi: 22/04/2019 22:23

      PO TI AKOMA NUK E DI QE NE SHQIPERI NUK KA MJEK POR KASAP...... R.I.P

  • pfff: 22/04/2019 19:13

    Tmerr!! Te mendosh femija kerkon gji kerkon eren e nenes. o zot

    Përgjigju
  • HIDRAULIKU: 22/04/2019 18:47

    Nese per cdo individ qe vdes ne spital arrestohen mjeket, atehere kush do i trajtoje ato qe jetojne nga kujdesi i mjekeve?

    Përgjigju
  • Jojo: 22/04/2019 17:55

    Vajza duhej te lindte ne kohe po ju jane zene syte.

    Përgjigju
  • popull: 22/04/2019 16:57

    ta marrin dhe ta terheqin zvarr neper qytet me makin ate kardiolog plehr qe u marrin jeten me neglizhenc ktyre engjejve

    Përgjigju
  • Maks: 22/04/2019 15:35

    Gjynah nga zoti po keta mjeket tan e meritojn emrin tregetar vdekjeje. Shteti duhet te vej dor urgjtisht per ti ven para drejtesis

    Përgjigju
    • Maks: 22/04/2019 19:55

      Kujt i thua injorant ti mor idjote po sikor ti ndodhte ndonje familarit tat cfar do thoje ne vend te kerkosh pse vdiq ajo vajz ne behesh specialist apo te djeg ty apo je vet ti qe neglizhove nuk flet kot populli qe shumica e kemishave te bardha jan ber si tregetaret qe kush jep jeton dhe kush nuk jep e shikon zoti

    • Per une: 22/04/2019 17:33

      Ti qe i drejtohesh me fjalen “idiot” apo shko “ha farà te lagjja “ku e di ti me gjithe ate doktoreshen matke se behet fjale per tromboline?ku e dini ju?nuk eshte bere fare autopsia si ja lejon vetes doktoresha te thote se per c’fare behet fjale ku me pas pohon se do ta percaktoje autopsia.ne itali nuk ke te drejte fare te prononcohesh,fare.prononcohen vetem ata qe kane kompetencen mbas ksaj qe ndodhi.

    • Jola: 22/04/2019 16:38

      Ngushellime familjes. Lerini te tjeret qe te hetojne se nje gje dini: fajin e ka shteti. Po ju cfare faji keni

    • Une: 22/04/2019 16:29

      Ca do vere para drejtesise more injorant? Pse 1+1 eshte mjekesia more idiot kalibri? A e di ti cfare ehste Tromboembolia pulmnare? A e di sa vdesin ne bote nga operacionet ne urgjence? A e di cfare eshte soferenca fetale dhe indikacionet per intervent? Mos ha m*t kot po shko ha fara te cepi i lagjes. Idiot!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare