Kush ishte Mario Minollari, i riu që u vra në Kinostudio

1 / 10
2 / 10
3 / 10
4 / 10
5 / 10
6 / 10
7 / 10
8 / 10
9 / 10
10 / 10
10 Prill 2018, 22:43

Mario Majollari mbeti i vdekur sonte nga një atentat që iu bë pranë banesës në Kinostudio. Nga dyshimet e para, pista kryesore mbi të cilën po hetohet është hakmarrja, pasi babai i tij është i dënuar me burg përjetë për dy vrasje në 2000.

Pas përfundimit të studimeve në Durrës për Turizëm, ai kishte shkuar në Suedi për të kërkuar azil. Por i riu 28-vjeçar ishte kthyer pak kohë më parë nga Suedia, pasi i ishte refuzuar azili.

Mario Majollari i frikësohej hakmarrjes, prandaj kishte kërkuar azil, por kërkesa u refuzua në Suedi dhe i riu u kthye në Shqipëri. Autorët ishin informuar për kthimin e tij duke nisur planin, të cilin e konkretizuan sonte duke e ekzekutuar pranë banesës

b.ha./Shqiptarja.com