Kush janë shtetet e tjera që i kanë dhuruar presidentit Putin një mik ‘besnik’

Qeni “Verni”

1 / 5

Qeni “Pasha”

2 / 5

Qeni “Yume”

3 / 5

Presidenti i Rusisë Putin dhe qentë e tij

4 / 5

Qeni “Buffy”

5 / 5
18 Janar 2019, 10:11

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksadër Vuçiç i dhuroi homologut të tij rus, Vladimit Putinit një qen tre muajsh të rracës “sharr”.

Qeni është tre muajsh dhe është pagëzuar me emrin “Pasha.”

Por kjo nuk është hera e parë që Putinit i dhurohet një mik katërputrosh gjatë vizitave të tij zyrtare në shtete të ndryshme.

Verni

Para Pashës, në vitin 2017 presidenti i Turkmekistanit i dhuroi Putinit për 65-vjetorin e tij një qen. Qeni u mor menjëherë me shumë dëshirë nga Putin dhe u quajt “Verni”.

Yume

Guvernatori i Japonisë i dhuroi një qen të rracës Akita në nder të mbështetjes që Rusia ofroi për cunamin që përfshiu vendin në vitin 2011. Qeni u pagëzua me emrin Yume që do në gjuhën japoneze do të thotë “ëndërr”.

Buffy

Në 2010, kryeministri i Bullgarisë i dhuroi Putinit një qen të racës karakachan për të shënuar nënshkrimin e një sërë marrëveshjesh me Rusinë.  

Emrin e qenit e vendosi një djalë 5-vjeçar i quajtur Dima Sokolov. Djali fitoi një konkurs shtetëror duke marrë edhe të drejtën e vendosjes së emrit të Putinit. Qeni u quajt “Buffy”.