Kush janë të 'fortët' e Korçës e Pogradecit që OFL i kërkon pasurinë

Erion Llapushi

1 / 5

Arben Pilinçi

2 / 5

Makina luksoze tip 'Hummer'

3 / 5

Makina luksoze tip 'Hummer'

4 / 5

Makinat luksoze

5 / 5
15 Maj 2020, 17:57

Operacioni “Forca e Ligjit”, ka kërkuar që katër persona nga Pogradeci dhe Korça të justifikojnë pasurinë, pasi rezultojnë individë me të kaluar kriminale, kryesisht të natyrës si gjobëvënie, vrasje dhe tregtim droge.

 Erion Llapushi, Arben Pilinçi, Theodhor Dhamo dhe Vangjel Zguri, janë në skaner të OFL dhe prokurorisë së Posaçme. Në një raport që OFL-ja ka dërguar në prokurori rezulton Arben Pilinçi nga qyteti i Pogradecit zotëron një Bar-Kafe dhe Restorant në zonën turistike të Tushemishtit. Ndërkohë 46-vjeçari Pilinçi ka qenë dhe kryeplak në fshatin Podgorie të Pogradecit. Në pronësi të Pilinçit janë identifikuar dy automjete luksoze një “Hamer” dhe një tjetër Benz-Mercedes. Gjithashtu në emër të familjarëve të Arben Piliçit, rezultojnë pasuri të paluajtshme, si dhe një bar-kafe e regjistruar në emër të djalit të Arbenit, Orlind Pilinçit. Ky lokal sipas OFL-së është hapur në datën 31 gusht 2015 dhe ndodhet shumë pranë Gjimnazit, në fshatin Podgorie. Arben Pilinçi, është arrestuar disa herë dhe dënuar për trafik droge dhe mbajtje pa lejë të armëve. Disa nga automjetet e tij luksoze shpesh herë ai i ka reklamuar dhe në rrjetin social “Facebook”.

r.k./Shqiptarja.com