Lec Shkreli: Si u zhduk 'Portreti i Zef Kolombit' pas viteve ‘90

Zef Kolombi, portreti i Gjovalinit vaj 1946,5-1

1 / 9

Zef Kolombi, djali në kopësht

2 / 9

Zef Kolombi, autoportret

3 / 9

Kristaq Rama

4 / 9

Vepra e humbur, Portreti i Zef Kolombit, i realizuar nga piktori Lec Shkreli

5 / 9

Pikture e Zef Kolombit

6 / 9

Pikture e Zef Kolombit

7 / 9

1938-Pikture e Zef Kolombit -Rrenoja ne Elbasan

8 / 9

Lec Shkreli

9 / 9
10 Maj 2019, 09:48

Ja edhe “Portreti i Zef Kolombit” i humbur. Një vepër arti që për vlerat e saj sfidon kohën. Pikturuar nga Lec Shkreli.

Prej më shumë se pesë vitesh, që kur ish-drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Artan Shabani, konfirmoi dhe deklaroi mungesën e rreth 100 veprave në inventarin e fondit të artë të institucionit, ka qenë e pamundur të gjenden. 

Pjesa më e madhe e këtyre veprave, edhe pse gjendeshin në inventarin e GKA-së, ishin shpërndarë për zbukurimin e institucioneve të tjera të vendit si nëpër ministritë, komitetet e partive, nëpër shkolla, etj. Humbjet dhe shkatërrimet e këtyre veprave që bëjnë historinë e arteve pamore shqiptare kanë ndodhur pas viteve ’90.

Ndërkohë, secila prej veprave të artit mbart me vete një histori misterioze të zhdukjes: një pjesë janë shkatërruar, ndërsa të pashkatërruarat rëndom sot trafikohen si antikuarë të rrallë. E këto janë vepra të mjeshtërve të pikturës, të themeluesve të traditës kombëtare, që kanë qenë vlerësuar në kohën e tyre dhe vlerësohen akoma më tepër edhe në kohët moderne, jo vetëm nga kritika shqiptare, por edhe ajo botërore.