Lejet e ndërtimit/ INSTAT: Ulen me 14,6% lejet e dhëna në Tiranë, për tremujorin e tretë të 2019-ës

1 / 5
2 / 5
3 / 5
4 / 5
5 / 5
3 Dhjetor 2019, 15:06

Në tremujorin e tretë të këtij viti  janë miratuar gjithsej 293 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, duke shënuar një rënie prej 14,6 % në krahasim me lejet e miratuara në tremujorin e tretë të 2018, ku gjithsej ishin 343.

Për sa i përket sipërfaqes së lejeve të ndërtimit miratuar për tu bërë ndërtesa të reja, në tremujorin e tretë 2019, është 685.455 m 2 . Sipas të dhënave të INSTAT krahasuar me një vit më parë është shënuar rritje me 2.1 herë. Në vitin 2018 sipërfaqja e miratuar për ndërtim ishte 330.725 m 2.