Sekuestrohen pasuri e paluajtshme, pallate në ndërtim, lejet e të cilave kanë rezultuar të siguruara në kundërshtim me ligjin ( të fallsifikuara) në pronësi të një shoqërie sh.p.k. në Lezhë. Sekuestrohet një truall (me një objekt në ndërtim e sipër) leja e të cilit rezultoi e siguruar në kundërshtim me ligjin, në pronësi të një shtetasi
Këto sekuestro, rezultat i bashkëpunimit të punës hetimore, mes Policisë së Lezhës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë
Me datë 13.04.2018, nga specialistët e Seksionit kundër krimit ekonomik financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u ekzekutua Urdhëri datë 13.04.2018, i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për ekzekutimin e vendimit penal Nr. 127 datë 13.04.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë , e cila ka vendosur masën e sigurimit pasuror ",Sekuestro preventive" mbi pasuritë e paluajtshme, pallate në ndërtim të një shoqërie sh.p.k. në Lezhë , në adresë Kune Shëngjin, në pronësi dhe administrator të shtetasit A.U.
Konkretisht:
- Një pallat 5 katësh dhe në proçes kati i fundit, me sipërfaqe të sheshit të ndërtimit 2000 m2.
- Një pallat 7 katësh dhe në proçes kati i fundit, me sipërfaqe të sheshit të ndërtimit 4712m2.
Sekuestroja e këtyre pasurive u bë pasi, nga vendimi penal i Gjykatës, lejet e ndërtimit të këtyre pallateve kanë rezultuar të siguruara në kundërshtim me ligjin, të fallsifikuara.