Libri i ri/ 50 vjet histori e artit shqiptar, e rrëfyer nga Ermir Hoxha (FOTO)

Edison Gjergo, “Epoka e yjeve të mëngjesit”, vaj, 1971, GKA

1 / 7

Edi Hila, “Mbjellja e pemëve”, vaj, 1971, GKA

2 / 7

Kolë Idromeno, Dëshmia rë rrenë - vaj koleksioni privat

3 / 7

“Epoka e yjeve të mëngjesit”, vaj, 1971, GKA

4 / 7

Kolë Idromeno, Dëshmia rë rrenë - Fotoja te Muzeu Marubi

5 / 7

Sali Shijaku “Nudo”, vaj, 1961, GKA​​​​​​​

6 / 7

Studimi Historia e Artit Shqiptar

7 / 7
13 Qershor 2019, 09:25

Studimi “Historia e Artit Shqiptar 1858-2000” vjen në treg si një sipërmarrje serioze që unifikon, periodizon dhe vlerëson trashëgiminë kulturore të arteve pamore në vendit tonë, ku ende nuk ekziston një histori e artit shqiptar Për studiuesin Ermir Hoxha, tema e artit të Realizmit Socialist në Shqipëri, përtej parashikimit, qëlloi të jetë një fushë pjellore.  Ai kërkon dhe zbulon vepra, stile, risi, histori të arteve pamore shqiptare. Pas botimit të librit “Arti i Realizmit Socialist”,  që u prit me vlerësime të larta nga studiuesit dhe kritika, Ermir Hoxha këto ditë ka botuar një studim tjetër “Historia e Artit Shqiptar 1858-2000”.

“Studimi “Historia e Artit Shqiptar 1858 – 2000”, u bë i mundur në saj të një pune 10-vjeçare. Ky studim përqendrohet në epokën moderne të historisë së vendit tonë, apo atë periudhë kur produkti artistik realizohej nga shqiptarët për shqiptarët, duke u shtrirë nga viti 1858 (data e fotografisë së parë në realitetin vendas, dhe si i tillë imazhi i parë realist) deri në dekadën e fundit të shekullit XX.”,  thotë Ermir Hoxha për “Shqiptarja.com”.  

Studimi i Hoxhës  është shterues, duke iu referuar të gjitha rrethanave që krijuan artin shqiptar në “morsën” e Realizmit Socialist, e duke i mëshuar me një vështrim të pagabueshëm estetik asaj çka improvizuan artistët më të talentuar, të gjendur në trysninë e fortë të kërkesave shtetërore për zbatimin e metodës në art. Ermir Hoxha kujton një fakt interesant që shpjegon të gjithë zanafillën e zhvillimit të artit të Realizmit Socialist në vendin tonë, fakt që lidhet me vështirësitë e zbatimit të kësaj metode në artet pamore në gjysmëshekulli diktaturë e pak vite pas saj.

r.k./Shqiptarja.com