Lungolago në Pogradec, rruga e Tushemishtit jo më me gropa!

Pastrimi i mbeturinave

1 / 10

Pastrimi i mbeturinave

2 / 10

Pastrimi i mbeturinave

3 / 10

Pastrimi i mbeturinave

4 / 10

Rrugët e pastruara

5 / 10

Rrugët e pastruara

6 / 10

Rrugët e pastruara

7 / 10

Rrugët e pastruara

8 / 10

Rrugët e pastruara

9 / 10

Rrugët e pastruara

10 / 10
21 Gusht 2019, 14:46

TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se së shpejti do të nisë ndërtimi i rrugës së Tushemishtit.

Po ashtu do të transformohet edhe vija liqenore e Pogradecit.

Kreu i qeverisë në një status në Facebook sulmon ish-kryebashkiakun e PD-së në Pogradec, Eduard Kaprin që në vend të investimeve për qytetarët, e çonte administratën e bashkisë në Tiranë në protestat e opozitës kundër qeverisë.

"Edhe në zonën e një kalaje tjetër të rënë bashkë me Lëvizjen Antishtet, në Pogradec, ku punonjësit e bashkisë kishin hedhur lopatat e fshesat dhe ishin kthyer në turistë politikë, ik e eja në Tiranë me autobuzët e protestave, ka nisur menjëherë pas konstituimit të kryebashkiakut të ri, pastrimi i kodrave me plehra buzë liqenit e i pluhurit e ferrave që kishin marrë rrugët. Së shpejti nis rindërtimi me themel i rrugës së Tushemishtit dhe me patjetër në vijim, transformimi i vijës liqenore në një “lungolago” spektakolare për banorët e për turistët e qytetit të Lasgushit", shkruan Rama në rrjetet sociale.