Një argjendari është vjedhur rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm në qendër të Lushnjes. Vjedhja dyshohet se është bërë nga 4 persona që kanë qenë të maskuar. Report Tv ka mësuar se vlera e mallrave të grabitur kap vlerën e 10 milionë lekëve. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Kjo është argjendaria e dytë që grabitet në harkun kohor të më pak se 3 javëve. Më 2 janar 2019, argjendaria “Altınbaş” në City Park u grabit, ndërsa vlera e bizhuterive të vjedhura kap vlerën e 200 mijë eurove. Autorët neutralizuan rojet dhe më pas hynë dhe morën bizhuteritë. Ende nuk ka asnjë të arrestuar për këto ngjarje.