Super grabitje 200 mijë euro në një argjendari në City Park në Tiranë, policia fsheh ngjarjen

TIRANE-200 mijë euro bizhuteri janë grabitur mëngjesin e datës 2 janar në qendrën tregtare City Park. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës ku 4 persona të maskuar kanë shkuar te rojet dhe i kanë lidhur nën kërcënimin e armëve. Më pas grabitësit kanë hyrë brenda qendrës tregtare dhe kanë shkuar të argjendaria “Altinbas” në pronësinë e Abdulla Frakulli dhe Ibrahim Çaushi duke thyer xhamin e derës. Brenda argjendarisë grabitësit kanë marrë të gjitha sendet me vlerë, përfshirë edhe disa diamantë, vlera e të cilëve ende nuk dihet.

Të dhënat paraprake flasin për bizhuteri me vlerë 200 mijë euro, që janë grabitur, por nuk përjashtohet mundësia për një vlerë më të lartë. Mes bizhuterive të grabitura janë varëse, ora, diamante, unaza dhe një sërë sendesh të tjera me vlerë. Policia është lajmëruar nga rojet kur grabitësit janë larguar. E gjithë skena e vjedhjes është filmuar, por deri më tani asnjë autor nuk është zbuluar.

Për këtë super grabitje Policia e Shtetit ka fshehur ngjarjen. Në asnjë moment uniformat blu nuk kanë dhënë informacion për këtë grabitje duke mohuar ngjarjen. Pavarësisht se bëhej fjalë për një ngjarje të rëndë për më shumë se 6 ditë Policia është përpjekur të mos japë asnjë informacion. Madje ngjarja nuk është hedhur as në komunikatën zyrtare të Policisë, por as në komunikatën e brendshme.

Policia ka referuar dosjen në prokurori për shpërdorim detyre për rojet private, por nuk dha informacion për mediat në lidhje me atë se çfarë ndodhi mëngjesin e datës 2 janar. Report TV ka arritur të mësojë se deri më tani hetimet janë në vend numëro. Dyshohet se grabitësit janë pjesë e një bande që kanë kryer një sërë vjedhjesh të tjera në autostradën Tiranë-Durrës, por edhe në zonën e Fushë-Krujës. Sipas burimeve dyshohet se kemi të bëjmë me një grup kriminal që e ka organizuar më herët grabitjen

Argjendaria “Altınbaş” në City Park që u grabit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirana: 08/01/2019 17:34

    Demokracija i ka keto.

    Përgjigju
    • Robshi: 08/01/2019 20:07

      Po mire mo maksi se te vika keq ty te te shajme policine se te bie balte mbi partine...Po publikimin e ngjarjes rojet do ta bejne...mbjell nje peme ai i fiqve dhe shkojne 32 media lidhen rojet dhe policia flet vetem per xhamat e makinave...palo perceptim palo vote palo shtet

    • Maks: 08/01/2019 18:11

      Pyesni policin private mos beni me faj policin e shtetit sepse policis private qe merr rrogen nga keta privat i vidhen malli qe kan ne ruajte dhe policis se shtetit i kerkohet llogari

  • eri: 08/01/2019 17:20

    hidhni syt nga kriminelet e krujes se ata i bejne keto pune ne zonat andej

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur