‘Mbajtja e Metës në kafaz, e pabazuar në ligj’, Meta për vendimin e Helsinkit: Rrëzon justifikimet arbitrare të përdorura nga GJKKO

1 / 4
2 / 4
3 / 4
4 / 4
6 Qershor, 16:04

Ish-presidenti Ilir Meta përsëriti edhe njëherë thirrjen që të gjykohej jashtë kafazit prej xhami në procesin që po mbahet në Gjykatën e Posaçme.

Ai solli në vëmendje rekomandimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, sipas të cilit mbajtja e të paraburgosurve në kafaz gjatë seancave është i pabazuar në ligj dhe në kundërshtim me parimet e një procesi të rregullt dhe të drejtë gjyqësor.

Sipas Metës, ky vlerësim rrëzon të gjitha justifikimet e përdorura deri më sot nga Gjykata.

K.B/Shqiptarja.com