Megatek sjell tendencat e fundit, arredoni shtëpinë ambientet tuaja mirë dhe lirë

1 / 13
2 / 13
3 / 13
4 / 13
5 / 13
6 / 13
7 / 13
8 / 13
9 / 13
10 / 13
11 / 13
12 / 13
13 / 13
13 Prill 2018, 18:06

Shpesh na rastis që hyrja për në ambientin e brendshëm të shtëpisë kalon në fillim nëpërmjet korridorit, i cili njihet ndryshe si ambienti ku ne marrim relaksin e parë duke hequr këpucët,pallton çadrën etj ndaj edhe fokusi ynë në temën e ditës së sotme fillon me korridorin.

Ka shumë mënyra për të arreduar një korridor, pavarësisht nga sipërfaqja e tij Mjafton pak dëshirë, fantazi dhe një shëtitje në Hipermarketin Megatek për ta dekoruar korridorin e shtëpisë tuaj në mënyrë elegante dhe moderne.

Në Megatek gjeni mobilie me përmasa dhe ngjyra të ndryshme si rafte këpucësh, portmando dhe aksesorë të shumëllojshëm që zbukurojnë korridorin tuaj.

Një tjetër zgjidhje që ofron Megetek për korridorin, është mobilimi me kolltukë, divane dhe rafte.

Dhoma e ndenjes
Dhoma  e ndenjes është ambienti më i rëndësishëm i shtëpisë. Për të krijuar një ambient të ngrohtë  relaksi, të këndshëm e mikpritës drejtohuni në Megatek, ku do të gjeni divane dhe mobilie, të bëra me materiale të kualitetit të lartë.

Duke filluar me divanet clik -clak, apo portative që hapen, siç njihen në përditshmëri, për të vijuar me modele të tjera divanësh të ngjyrave të ndryshme, të përdorshme për sallone shtëpish, sidomos për shtëpi plazhi, shtëpi studentësh, dhoma fëmijësh dhe paradhoma zyre.

A e dini që divanet dhe kolltuqet që tregtohen në Megatek kanë një rezistencë prej 50.000 uljesh ? Çdo produkt që tregtohet në Megatek është i garantuar dhe testuar më parë për të pasur një jetëgjatësi dhe rezistencë të lartë.

Çdo pjesë e mobilieve në dhomën e ndenjes duhet të plotësojë të tjerat. Tavolina është një tjetër mobilie që plotëson stilin e dhomës së ndenjës dhe në tërësi të  shtëpisë tuaj.

Megatek ofron tavolina  mesi, të përmasave dhe tipeve të ndryshme. Duke filluar  nga tavolina transparente e kategorizuar në stilin e modës së viteve 2025, e cila ka mbërritur në Megatek para 3 javësh.

 Kjo tavoline eshet e nje cilësie të lartë, nuk është thjesht xham, por xham i temperuar me trashësi solide dhe një pamje potente.

Gjithashtu në Megatek do të gjeni modele te tjera tavolinash mesi apo këndore prej MDF–je shumëngjyrëshe, te përshtatshëm per stile e gusto te ndryshme

Perdet, shufrat e perdeve, jastëkët dhe grilat
Për të arreduar me stil sallonin janë të rëndësishme edhe aksesorë të tjerë, si perdet, grilat dhejastëkët.

b.ha./Shqiptarja.com