Miell të skaduar dhe produkte me insekte, AKU gjobit 1.2 mln lekë furrën e bukës në Tiranë

Produktet e bllokuara nga AKU

1 / 7

Furra ku u bllokuan produktet nga AKU

2 / 7

Mjetet e bllokuara nga AKU

3 / 7

Produktet e bllokuara nga AKU

4 / 7

Produktet e bllokuara nga AKU

5 / 7

Produktet e bllokuara nga AKU

6 / 7

Produktet e bllokuara nga AKU

7 / 7
16 Gusht 2019, 13:57

TIRANË-Një furrë buke është gjobitur në masën 1 mln e 200 mijë lekë pasi tregonte miell të skaduar dhe disa produkte brenda së cilave kishte insekte. Bëhet fjalë për biznesin “IMT Albania” në Tiranë. Siç njofton AKU, kjo pasticeri  tregtonte miell dhe  dhe lëndë të parë pastiçerie të skaduar, produkte me insekte si dhe si xhelatina dhe zbukurime të ngrënshme, kakao, arrë kokosi të paetiketuara. Gjithashtu, në këtë bisnes kishte akullore, i cili është me risk të lartë, të padokumentuar si dhe nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë.

Për këtë arsye ai është gjobitur me 1 mijë lekë, për të gjitha shkeljet e kryera.  

a) “Gjobë” me vlerën 500,000 lekë (hedhje në treg të produkteve të pasigurta për konsum),
b) “Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (moszbatim i planit/manualit të veëtkontrollit),
c) “Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë),
d) “Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit)
e) “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (etiketim të produkteve në kundërshtim me kërkesat ligjore),
f) “Bllokimi i produkteve” për produktet me afat të kaluar përdorimi me qëllim asgjesimin e tyre, si dhe produkteve të paetiketuara deri në etiketimin e tyre konform kërkesave ligjore​", 
njofton AKU.