Ministrja Olta Xhaçka bashkë me fëmijët e ushtarakëve, u kanë sjellë pak buzëqeshje fëmijëve të prekur nga tërmeti, një pjesë e të cilëve janë strehuar në një nga hotelet e zonës së Golemit.
Ata kanë sjellë dhurata dhe materiale shkollore për fëmijët që qenë pjesë e tragjedisë së tërmetit.
Artistët e vegjël kishin përgatitur një program festiv për bashkëmoshatarët e tyre, ndërsa djemtë e futbollit u dhuruan topa fëmijëve.
Disa prej fëmijëve të ushtarakëve qw performuan, ndjekin kurset e artit dhe të sportit pranë Ministrisë së Mbrojtjes.
Ministrja ka falenderuar edhe nxënësit e shkollës “Edith Durham”, të cilët u bashkuan sërish për të shpërndarë pako me dhurata dhe materiale shkollore.
Sipas Xhaçkës, procesi për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara ka nisur e së shprejti fëmijët dhe familjet e tyre do të kenë një strehë të re.









