SOLIDARITET/ Ministrja Xhaçka bashkë me fëmijët e ushtarakëve sjellin buzëqeshje për fëmijët e prekur nga tërmeti

0/0
28 Dhjetor 2019, 13:45

Ministrja Olta Xhaçka bashkë me fëmijët e ushtarakëve, u kanë sjellë pak buzëqeshje fëmijëve të prekur nga tërmeti, një pjesë e të cilëve janë strehuar në një nga hotelet e zonës së Golemit.

Ata kanë sjellë dhurata dhe materiale shkollore për fëmijët që qenë pjesë e tragjedisë së tërmetit.

Artistët e vegjël kishin përgatitur një program festiv për bashkëmoshatarët e tyre, ndërsa djemtë e futbollit u dhuruan topa fëmijëve.

Disa prej fëmijëve të ushtarakëve qw performuan,  ndjekin kurset e artit dhe të sportit pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministrja ka falenderuar edhe nxënësit e shkollës “Edith Durham”, të cilët u bashkuan sërish për të shpërndarë pako me dhurata dhe materiale shkollore.

Sipas Xhaçkës, procesi për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara ka nisur e së shprejti fëmijët dhe familjet e tyre do të kenë një strehë të re.