NATO zhvillon në Norvegji stërvitjen më të madhe ushtarake, merr pjesë dhe Komandot nga Shqipëria

Komandot shqiptare gjatë stervitjes Trident Juncture 2018 në Norvegji

1 / 5

Komandot shqiptare gjatë stervitjes Trident Juncture 2018 në Norvegji

2 / 5

Komandot shqiptare gjatë stervitjes Trident Juncture 2018 në Norvegji

3 / 5

Komandot shqiptare gjatë stervitjes Trident Juncture 2018 në Norvegji

4 / 5

Komandot shqiptare në Norvegji

5 / 5
26 Tetor 2018, 09:41

NATO po zhvillon manovrat më të mëdha që nga Lufta e Ftohtë. Në stërvitjen që po zhvillohet në Norvegji marrin pjesë 50 mijë trupa. Pjesë e stërvitjes masive janë edhe efektivët e Batalionit Komando të Forcës Tokësore shqiptare.

Komandot tanë i janë bashkuar stërvitjes “Trident Juncture 2018”, pjesë e së cilës janë 50.000 trupa, 10.000 automjete, 65 anije, 250 aeroplanë nga 31 vende të NATO-s si dhe vende partnere.

Qëllimi kryesor i “Trident Juncture 2018” është që të trajnojnë Forcën e Reagimit të NATO-s dhe të testojnë aftësitë e mbrojtjes së aleancës. NATO thotë se manovrat nuk janë akt agresioni dhe se ka ftuar Rusinë për të vëzhguar.